Basha vijon turin në Washigton, takim me kongresmenin amerikan: Diskutime për korrupsionin dhe lidhjet e politikës me krimin
Darrell Issa dhe Lulzim Basha
Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me kongresmenin amerikan Darrell Issa, një nga kandidatët kryesorë për Kryetar të Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.
Në fokus të bisedës ishin situata në Shqipëri dhe rajon, lufta kundër korrupsionit, lidhjet mes politikës dhe krimit, emigracioni dhe sfidat e sigurisë, veçanërisht në Kosovë dhe NATO, përballë agresionit rus në Ukrainë.
Issa vlerësoi vizionin e Bashës për zhvillimin ekonomik, teknologjinë dhe transparencën, duke mbështetur angazhimet për forcimin e qeverisjes dhe rritjen e inovacionit.
Postimi i plotë i Bashës:
Kënaqësi të bisedoja me kongresmenin Darrell Issa, kandidatin kryesor për Kryetar të ardhshëm të Komitetit të Punëve të Jashtme të Kongresit.
Me kongresmenin Issa, një figurë e njohur në politikën amerikane dhe aktualisht anëtar i Komitetit të Drejtësisë dhe Komitetit të Çështjeve të Jashtme në Kongres, biseduam për situatën në Shqipëri dhe në rajon, me theks të veçantë te lufta kundër korrupsionit, lidhjet e politikës me krimin dhe emigrimin.
Si një zë i fuqishëm për qeverisje të vogël dhe për mbështetjen e sipërmarrjes dhe inovacionit në SHBA, Issa mirëpriti vizionin tonë të shndërruar në plan qeverisës për zhvillimin ekonomik, përgatitjen e brezit të ri në fushën e teknologjisë dhe inovacionit, luftën kundër korrupsionit dhe rritjen e transparencës.
Siguria në rajon dhe sfidat me të cilat po përballet veçanërisht Kosova, si pasojë e politikës së Beogradit të mbështetur nga Moska dhe sfidat e NATO-s përballë agresionit rus në Ukrainë ishin gjithashtu temë e bashkëbisedimit.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Janar, 20:03
Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?
-
I tmerrshëm
75%
-
Normal
19.6%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2710
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hetimet për Donald Trump, gjykatësja bllokon përkohësisht publikimin e raportit të Prokurorit të Posaçëm
7 Janar, 21:32
-
Administrata Biden pritet të njoftojë ndihmë 'masive' ushtarake për Ukrainën
7 Janar, 20:32
-
Ylli Pata: Arsyeja e sherrit fatal brenda opozitës
7 Janar, 20:13
-
Trump: Nëse Hamasi s'liron pengjet deri në momentin e marrjes së detyrës, do të jetë ferr! S'përjashton presionin ushtarak për marrjen e Groenlandës dhe Kanalit të Panamasë
7 Janar, 19:46
-
Zyrtari i lartë amerikan viziton Tiranën, Kosovën e Serbinë më 7-11 Janar! DASH: Do diskutohet përparimi i Shqipërisë dhe aftësitë mbrojtëse
7 Janar, 19:35
-
Zgjedhjet në Kosovë/ Diplomati Bilalli: Partitë janë fokusuar të diaspora! Vendi do përballet me një administratë amerikane më të vendosur! LVV nuk del si 2021, opozita në rritje
7 Janar, 19:20
-
Sekretari Blinken viziton Japoninë
7 Janar, 18:20
-
Letra për ‘The Times’/ Anëtarët e parlamentit britanik: T’i japim Kievit asetet e ngrira ruse! Firmos edhe Basha si raporter për rindërtimin e Ukrainës
7 Janar, 17:42
-
Basha: Pagat e pensionet problemet e shqiptarëve, jo të pandëshkuarit që luftojnë SPAK! Më 11 maj çelim kapitull të ri
7 Janar, 17:35
-
Kosovë/ Kurti: I hapur të bashkëpunoj me prokurorinë, dëshmoj në zyrën time! SHBA-të janë aleati ynë kryesor
7 Janar, 16:30
-
Marrëdhëniet Kosovë-SHBA, Grenell: Të tensionuara prej Kurtit! Prej 35 vitesh, raporte të shkëlqyera me Rugovën, Thaçin dhe Hotin
7 Janar, 16:07
-
E ngarkuara e SHBA-së takim me Shefin e Shtabit të FA-së! Në fokus forcimi i bashkëpunimit ushtarak midis dy vendeve
7 Janar, 16:03
Darrel Issa eshte një nga kandidatët kryesorë për Kryetar të Komitetit të Punëve të Jashtme të <b>Dhomes se Perfaqsuesve</b>, dhe jo i tere Kongresit. Dhoma e Senatit ka komitet(e) ne vete,
PërgjigjuA I ka traguardo bashiu ketij americani se ka vjedhur , vrare dhe ka shitur detin ?pika shejtan budalla , me mire te mos behet shqiperia se sa te behet me ty , legen , mos haro te lyesh floket o surrat tave balte
PërgjigjuVetem tek ty na kane ngel shpresat
Përgjigju