Basha vizitë në SHBA, i ftuar nga 
Republikanët në ceremoninë e Trump

Basha vizitë në SHBA, i ftuar nga <br />Republikanët në ceremoninë e Trump
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i f tuar në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri amerikan, Donald Trump. 

Kreu i PD shkruan në Facebook se është ftuar nga Partia Republikane për të marrë pjesë në këtë ceremoni. Basha thekson se gjatë kësaj vizite do të zhvillojë takime me përfaqësues të Kongresit dhe Senatit amerikan. 

"Me ftesë të Partisë Republikane amerikane dhe mazhorances ne Kongresin amerikan jam nisur për në Washington ku do të marr pjesë në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Donald Trump. 

Gjatë vizitës do të kem takime me anëtarë të Kongresit dhe të Senatit, me drejtues të lartë të institucioneve politikbërëse të politikës së jashtme, sigurisë dhe ekonomise.

Jam i bindur se nën udhëheqjen e Presidentit Trump, SHBA do të mbështese edhe më shumë përpjekjet e Shqipërisë për demokraci, mirqeverisje dhe zhvillim ekonomik. 

Mbështetja e SHBA dhe e shqiptarëve të Amerikës eshtë jetike për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe më të denjë për Shqipërinë
", shkruan Basha në Facebook.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës