Teksa kreu i opozitës, Lulzim Basha ka mbajtur një takim në Dibër me anëtarët e PD, Xhelal Mziu ka publikuar foto duke e konsideruar pritje mdhështore dhe ka falenderuar qytetarët dibranët për mbështetjen e tyre.
Xhelal Mziu shkruan se betejën për ndryshim e kanë nisur për njerëzit dhe se fati i Shqipërisë varet nga kjo forcë.
"Pritje madhështore z.Lulzim Basha nga demokratët e Dibrës! Falenderoj me mirënjohje bashkëqytetarët e mi dibranë për mbështetjen e jashtëzakonshme! Kurrë nuk do dorëzohemi përpara këtij regjimi kriminal në tjetërsimin e votave por jo vetëm, sepse betejën për ndryshim nuk e nisëm për veten tonë dhe nuk do e vazhdojmë për veten tonë. Atë e bëjmë për njerëzit, sepse fati i Shqipërisë varet sot nga ne. Të bashkuar do ta fitojmë betejën, për gjithë shqiptarët", shkruan Xhelal Mziu.
Lulzim Basha vizitoi sot qytetin e Dibrës në kuadër të takimeve që po mban për zgjedhjet e 13 qershorit për kreun e partisë.