Basha viziton familjet e përjashtuara
nga skema ekonomike në Kavajë

Basha viziton familjet e përjashtuara<br />nga skema ekonomike në Kavajë<br>
Pas Kamzës, kryedemokrati Lulzim Basha ka vizituar disa familje në bashkinë e Kavajës, që janë përjashtuar nga skema e ndihmës ekonomike. Në Kavajë, Basha ka qenë në disa familje që janë vështirësi të theksuara ekonomike. Në këto takime, Basha është shprehur se, shteti mund të japë ndihmë ekonomike për 47 mijë familje.  Skema e re e ndihmës ekonomike është kthyer në teme debati dhe replikash mes edhe në distancë mes kryeministrit Rama dhe kryeopozitarit Basha.

Njoftimi i plotë i zyrës së shtypit të PD
Gjendja në familjen e Kastriot Mihanit është e mjerueshme. Baba i dy fëmijëve dhe i bashkëshortes me problem mendore, Kastrioti tregon dhimbjen e një kryefamiljari që, ndryshe nga sa thotë kryeministri, nuk gjen dot punë dhe nuk mund t’u sigurojë bukë fëmijëve.  

Basha: Ai thotë që ju preferoni 60 mijë lekëshin e ndihmës në vend që të merrni 200-300 mijë lekë rrogë.

Kastriot Mihani: Ore vëlla, gjeje ku, të më ofrojë punë, atëherë po. Po nuk shkova me punu, le ta heqë ndihmën. Unë jam njeri që punoj kudo. Si e heq përkrahjen pa lidhje? Çfarë do të hanë kalamajtë? Kanë ikur kalamajtë pa bukë sot në shkollë.

Mes familjeve të përjashtuara nga ndihma ekonomike ka shumë nga ato që kanë fëmijët sëmurë, por, sërish nuk marrin asnjë ndihmë nga shteti. I tillë është rasti i Fatmira Shimës, e cila e përballon e vetme pamundësinë e familjes së saj. 

Fatmira Shima: Jemi të gjithë copë -copë. Kështu jepet jepet e drejta, shkon Edi Rama e heq asistencën robve, iu heq bukën e gojës?. Sa merrsha unë?! 16500 lekë, me atë do të mbaja familjen time, gocën që kam sëmurë, burrin që e kam çuar në azil nga zori. S’kam të ardhura fare. Edhe fëmijët i kam gjysëm robi.

Ndihma ekonomike u është hequr edhe grave të dhunuara nga burrat, që rrisin të vetme fëmijët dhe pa ndihmën ekonomike nuk kanë asnjë të ardhur tjetër. Me bahskëshortin në burg për dhunë në familje, Liljana Eminaj rrit e vetme dy fëmijë të mitur, njëri prej të cilëve detyrohet të shkojë në shkollë dhe të punojë. 

Basha: Të hoqën nga lista pa e parë shtëpinë fare?

Liljana Eminaj: Asnjë s’erdhi.

Basha: S’të kanë dhënë asnjë shpjegim pse të hoqën ëëë? Po me çfarë jetoni tani, fëmijët me çfarë i mbani?

Liljana Eminaj: Del çuni me mbledh kanaçe.

Basha: Sa vjeç është çuni?

Liljana Eminaj : 13 është.

Partia Demokratike e konsideron situatën një emergjencë kombëtare dhe ka thirrur në një interpelancë kryeministrin Rama, por ai e ka shtyre përgjigjen për në mesin e marsit. Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se qeveria i ka paratë, por prioritet i saj nuk është ndihma e njerëzve në nevojë. “Jo 20 mijë që ka hequr, por 47 mijë familje mund të paguhen në qoftë se lekët e shtetit nuk i çon për inceneratorët privatë të Arben Ahmetaj, që do të thotë se i çon tek xhepat e Arben Ahmetajt dhe tek xhepat e vet”- tha Basha.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'

Harris: Vota e 5 nëntorit është 'një zgjedhje mes lirisë ose kaosit'