TIRANE- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka bërë sot një ndalesë të papritur në zyrën e elektorale të kandidates për deputete të PS-së, Lindita Nikolla.
Kryebashkiaku u ndal në zyrën elektorale të Partisë Socialiste, gjatë inspektimit në rrugën “Ibrahim Brahja”, ku takoi edhe përfaqësuesit e PS-së në këtë zyrë.
Vizita e tij ishte thjesht përshëndetëse dhe zgjati vetëm pak sekonda. Në dalje, kreu i Bashkisë u takua edhe me kandidaten për deputete, Lindita Nikolla, me të cilën shkëmbeu një batutë.
Lindita Nikolla: Do të fitojmë
Lulzim Basha: Do fitojnë qytetarët
Lindita Nikolla: Sigurisht!
Lindita Nikolla është e gjashta në listën e kandidatëve për deputetë për Partinë Socialiste në Tiranë, dhe njëkohësisht drejton Njësinë Bashkiake Nr.1.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com