Basha zbardh takimet me kryeministrat e Sllovenisë dhe Kroacisë: Ashtu siç e anëtarësova Shqipërinë në NATO, jam i sigurt se do ta integrojmë dhe në BE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zbardhur takimet që ka zhvilluar së fundmi me kryeministrat e Sllovenisë dhe të Kroacisë.

Kreu i PD-së tha se ato ishin takime jashtëzakonisht të frytshme dhe se është shumë i inkurajuar për mbështetjen që mori.

Basha tha se Shqipëria duhet të ecë e sigurt drejt Bashkimit Europina. Spias kreut të PD-së kjo nuk ndodhi gjatë 8 viteve të Ramës, pasi Rama e ka larguar Shqipërinë nga BE.

Basha shtoi se do të korrigjojmë të gjitha dështimet e Ramës, përfshirë këtu edhe këtë dështim.

Në fund kreu i PD-së nënvizon se ashtu siç e ka anëtarësuar Shqipërinë në NATO, ashtu siç liberalizoi vizat, është i sigurt se të gjithë së bashku do ta integrojmë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

‘Të dashur bashkëqytetar, jam kthyer nga një vizitë e rëndësishme në Slloveni dhe në Kroaci. Takova dy miq të mirë të mitë dhe të shqiptarëve; kryeministrin e Sllovenisë Janez Janša, i cili do të marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian dhe kryeministrin e Kroacisë Andrej Plenković, vendi me i ri anëtar i Bashkimit Europian.

Ishin takime jashtëzakonisht të frytshme dhe jam shumë i inkurajuar për mbështetjen që mora dhe ditët e mira që kemi përpara.

Të dy kryeministrat më shprehën dëshirën e tyre për të forcuar lidhjet mes vendeve tona në të gjitha fushat: në turizëm, në tregti, në diplomaci, në biznes, në investime. Diskutuam mënyrat se si mund të arrihen këto, menjëherë pasi të zgjidhem kryeministër.

Mirëpritën planin tonë ekonomik me të cilin ne do të thithim investime të huaja dhe zhvillojmë Shqipërinë, si dhe planin për integrimin europian të vendit.

Shqipëria do të ecë përpara në rrugën e Bashkimit Europian. Sepse ne kemi vullnetin dhe kemi mbështetjen e miqve tanë në këtë proces jetik.

Gjatë 8 viteve të qeverisjes se tij, Rama vetëm e ka larguar Shqipërinë nga Bashkimi Europian. Vetëm i ka shtuar pengesa Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Ne do t’i kalojmë të gjitha pengesa dhe do të korrigjojmë dështimet e Ramës e do të sjellim zhvillim dhe progres në rrugën e integrimit europian.

Ashtu si ia dolëm që me vendosmëri dhe besimin e partnerëve europian dhe amerikan ta fusim Shqipërinë në NATO, ashtu siç hoqëm vizat, me të njëjtin vullnet dhe punë të pandalshme bashkë me ju dhe me ndihmën e miqve tanë do ta fusim Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Ju falënderoj për mbështetjen tuaj të mrekullueshme. Mos u dorëzoni para vështirësive dhe problemeve të sotme. Ditë më të mira na presin për ju dhe për Shqipërinë tonë.’- tha Basha.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Riku: 20/02/2021 07:11

    Kopjac i keq.

    Përgjigju
  • nato: 19/02/2021 18:20

    o mish me dy sy ne Nato hyme se jemi vend strtegjik per tju kundervene serbit qe esht me Rusin.nato terren do.esht loje shahu me ruset prandaj mos u fry si gjel se nuk i ha njeri keto gjera o shal njgjituri i hollandezes. ne BE do hyjme kur te ikni te gjith ju nga i pari te i fundit se krimi korrupsioni e duart me gjak e xhepat plot me djersen dhe pasurine e vendit i keni ju ....mor te qr

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak

Pas 5 orësh, Veliaj del nga SPAK: Do ju sqaroj çdo gjë nga mbledhja e Këshillit bashkiak