Basha: Zero premisa për dialog
Bregu: Të rindërtojmë PD-në
Kreu i PD i përgjigjet Majlinda Bregut

Basha: Zero premisa për dialog<br />Bregu: Të rindërtojmë PD-në<br />Kreu i PD i përgjigjet Majlinda Bregut
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh pas mbledhjes së grupit parlamentar se premisat për dialog me maxhorancën janë zero.
 
Në orët e fundit të skadimit të afatit të vendosur nga Edi Rama për të bërë opozitën pjesë të procesit zgjedhor të 18 qershorit, Basha ka deklaruar se nuk do bëjë asnjë hap pas.
 
"Prej ditës së parë ne jemi të hapur për dialog politik, por të pranohen të vërtetat e krimit dhe drogës nga të gjitha palët. Nëse qeveria nuk e pranon, premisat për dialog janë zero”, u shpreh Basha.
 
"Protesta e 13 majit, më e madhja në Shqipëri"
Kreu i PD heksoi se demokratët do të tubohen sërish në shesh, më 13 maj në orën 12:00. Protesta do të mbahet në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit", përpara Kryeministrisë, në të njëjtin vend ku PD ka ngritur çadrën. 

Basha tha se kjo do të jetë protesta më e madhe në histori. 
 
"Detyrat janë ndarë. Së bashku do të ndalimin marrjen e vendit peng nga krimi dhe droga me zgjedhje të diktuara nga krimi dhe droga, ky moment i konfirmuar nga zmbrapsja e krimit dhe drogës në Kavajë, do të konfirmohet në 13 maj në orën 12:00 në protestën më të madhe që ka njohur Shqipëria.
 
Për kundërshtarët tanë, nuk do të pranojmë asnjë lëmoshë për PD-në, partitë e opozitës, për politikanët, kjo betejë nuk bëhet për karriget tona, por për qytetarët tanë. PD kurrë nuk ka marrë dhe nuk do të marrë një vendim për mospjesëmarrjen në zgjedhje.

Ato që do të organizohen në datën 18 qershor nuk do të jenë zgjedhje, por votime të një koalicioni monist të dominuar nga droga dhe krimi. Nëse nuk ka reflektim nga pala tjetër, votime moniste pa opozitën, me krimin dhe drogën, nuk do të ketë",
tha Basha.


 
Basha i përgjigjet kritikave të Bregut
Kreu i PD iu përgjigj edhe kritikave të Majlinda Bregut e cila tha se partia më e madhe e opozitës është në krizë dhe se mbetet detyrë e demokratëve për ta rindërtuar atë.
 
"Asnjë kritikë nuk kam marrë, është shprehur një mendim nga një anëtare e grupit parlamentar.

Mendimet do të rrihen, PD ekziston që çdo kush të thotë mendimin e vet. Është shprehur një mendim nga një anëtar, i bazuar në një premisë të gabuar, mospjesëmarrjen në zgjedhje, por kryesia dhe grupi parlamentar kanë konstatuar se nuk ka bojkot, por luftë të vendosur totale, paqësore, demokratike për të mos lënë marrjen peng të vendit nga krimi dhe droga.

Bashkimi më i madh i shqiptarëve do të jetë më 13 maj. Zgjedhje fasadë të dominuara nga krimi dhe droga nuk do të ketë as në 18 qershor dhe as në një datë tjetër"
, theksoi më tej kreu demokrat. 

Basha në mbledhjen e grupit: Skenari i Kavajës edhe më 18 qershor
Shtyrjen e zgjedhjeve në qytetin e Kavajë, kryedemokrati Basha e ka konsideruar si fitore, e për këtë arsye shprehet se të njëjtën rrugë do të ndjekë edhe për 18 qershorin.

Kështu bëjnë të ditur burime për Report TV nga mbledhja e grupit parlamentar demokrat që është zhvilluar në selinë blu.

Gjithashtu mësohet se lideri i opozitës u ka bërë thirrje deputetëve që të nisin nga puna në terren për protestën e 13 Majit në kryeqytet. Ai u ka kërkuar deputetëve pjesëmarrje masive, vendosmëri, dhe protestë paqësore por brenda parametrave demokratike.

Po të njëjta burime shprehen se Basha është shprehur se 13 maji është rruga për fitoren e kauzës qytetare dhe politike dhe se bojkoti për zgjedhje të lira e të ndershme do të vijojë deri në fund.

Më herët kryedemokrati mblodhi në një takim dhe aleatët e strukturat lokale të PD për të informuar dhe organizuar protestën e parashikuar Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. 

Bregu: Detyrë e çdo demokrati rindërtimi i PD
Në përfundim të mbledhjes së grupit, Majlinda Bregu ka qenë sërish kritike ndaj lidershipit të PD, lidhur me bojkotin e zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Ajo tha se PD sot po kalon një situatë mjaft të rëndë dhe është detyrë e çdo demokrati që të rindërtojë PD-në.
 
Gjithashtu pas deklaratës së Bashës në mbledhjen e grupit se PD do ndjekë për 18 qershorin të njëjtin skenar si me Kavajën, duke paralajmëruar bllokimin e zgjedhjeve, Bregu thotë se nuk është kjo rruga që duhet të ndjekë opozita.

"Nuk e shoh me vend që të heshtet përpara një situate, më të rëndën që po kalon PD. Nuk mund të hesht për bojkotimin e zgjedhjeve. Një frikë nuk mund të më ndahet, frika se po i japim alibi Edi Ramës dhe mazhorancës që të mbretërojnë në një qetësi të pashoq në parlamentin tjetër. Miqtë tanë ndërkombëtarë s'e kanë lënë vetëm PD-në as në 97-ën. Zgjedhjet që nuk zhvillohen nuk duhet të konsiderohen fitore, siç është rasti i Kavajës. S'e gjej me vend që ne të jemi ata që ata i lënë qytetarët në një klimë tensioni. Kam frikë se, dalja, vazhdimi i mosbindjes civile jashtë institucioneve nuk e bën PD-në më të madhe. Ky shqetësim nuk është vetëm i imi, është halli i atyre demokratëve sot që do të mbeten të papërfaqësuar. 18 qershori nuk do të jetë ditë zgjedhjesh, nuk mund të trajtohet sikur të jetë 29 nëntori i Enver Hoxhës. Pas kësaj situate detyra kryesore e çdo demokrati është rindërtim i PD-së", tha Bregu

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale

Revista skoceze: Riviera Shqiptare, destinacioni i pushimeve evropiane me plazhe tropikale