Basha:Zgjedhjet,përgjegjësia ime
komenton kabllogramin e SHBA

Basha:Zgjedhjet,përgjegjësia ime<br />komenton kabllogramin e SHBA
Kryetari i PD, Lulzim Basha duke komentuar deklaratat e Donald Lu për 4 klanet kriminale që veprojnë në Shqipëri, u pyet në Top Story për kabllogramin e ish-ambasadorit të SHBA në 2009, Withers.
 
Asokohe në kabllogram shkruhej se Basha, Alibeaj dhe Olldashi kishin ndihmuar një kriminel të lirohet nga burgu para zgjedhjeve të qershorit të 2009. Por, kryetari i PD shprehet se nuk është e vërtetë dhe se e refuzon si një shpifje të pastër.
 
Pyetja-Ju jeni akuzuar nga një ambasador tjetër amerikan, jo publikisht siç doli Donald Lu, por në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks më 13 korrik të vitit 2009, ku zoti Withers ju akuzon ju personalisht, zotin Alibeaj dhe të ndjerin Sokol Olldashi se keni ndihmuar një element kriminal të lirohet nga burgu para zgjedhjeve të qershorit të 2009.
 
Përgjigjia e Bashës: Kjo nuk është e vërtetë! Zoti Withers në këtë kabllogram për të bërë një balancë për faktet e tmerrshme që jep për të tjerët për lidhjet e titullarëve të PS me krimin e organizuar dhe trafiqet, për të cilët në kabllogram thuhet se u është ndaluar hyrja në SHBA, thotë që një burim i PS pretendon se Basha etj, etj. Unë që atëherë e kam refuzuar si një shpifje të pastër.

Basha: Zgjedhjet, përgjegjësia ime
Lulzim Basha mori përgjegjësinë për humbjen e zgjedhjeve të 25 qershorit. “Përgjegjësia kryesore për rezultatin e zgjedhjeve natyrisht i takon kryetarit, më takon mua. Unë e kam bërë këtë proces analizë, sepse nuk mund t’i ikja, edhe gjatë procesit të zgjedhjes për Kryetar të PD.
 
E kam bërë fare të qartë që nëse dikush duhet të analizohej gjatë atij procesi isha unë dhe përgjegjësitë e mia si kryetar. Për pjesën që i takon PD, pra për pjesën objektive brenda nesh, se mos harroni që ne dolëm nga një luftë.
 
 I themi zgjedhje, por ishin luftë, me krimin e organizuar të lidhur në aleancë me kundërshtarin politik. Pra, ka dhe një faktor objektiv, por për sa i përket faktorit të brendshëm, padyshim që përgjegjësia kryesore është e kryetarit, është e imja
”, tha Basha.

dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin