Basha: Zgjerojmë aleancën me qytetarët dhe mosbindje civile

Basha: Zgjerojmë aleancën me qytetarët dhe mosbindje civile
Grupi parlamentar dhe kryesia e Partisë Demokratike, të thërritur sot në një mbledhje jashtë radhe, ka vendosur për ashpërsimin e aksionit opozitar, pas protestës dhe përplasjes me Policinë te parku i Liqenit.
 
Në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura, shefi i opozitës, Lulzim Basha, ka theksuar se beteja e PD nuk do të jetë vetëm për parkun, por edhe për shtetin ligjor. Deklarata e kryedemokratit nënkupton se aksioni i ardhshëm i opozitës lidhet me paligjshmërinë, sipas tyre, nga ana e qeverisë.

"Reagimi kundër kësaj tiranie do të jetë deri në mosbindje civile. Beteja jonë nuk do të jetë vetëm për një Park, por do të jetë një betejë për shtetin ligjor",  mësohet të jetë shprehur Basha.
 
Ndërkaq, propozimet që janë hedhur në mbledhjen me dyer të mbyllura kanë qenë: Vijim i protestës tek liqeni. Një protestë e madhe kombëtare. Si dhe forcimi i aksionit duke zgjeruar aleancën me qytetarët.

Gjithashtu, bëhet e ditur se propozimi i Bashës për rinisjen e protestave ka gjetur edhe mbështetjen e deputetëve dhe anëtarëve të kryesisë së PD. 

Mbledhja me urgjencë e grupit parlamentar dhe kryesisë së PD në selinë blu, erdhi pas protestës së opozitës te Parku i Liqenit dhe shoqërimeve në polici të 30 protestuesve, kryesisht përfaqësues të PD. 

Redaksia Online
(l.q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja