Basha zgjon departamentet:
Hetoni banesat e shembura

Basha zgjon departamentet:<br />Hetoni banesat e shembura
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune pranë selisë blu, për përllogaritjen e dëmeve ekonomike të shkaktuara në të gjithë vendin, nga aksioni i qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje.

Shqiptarja.com ka siguruar urdhrin e posaçëm të Bashës, drejtuar Departamenteve të Ekonomisë, të Drejtave të Njeriut, Çështjeve Ligjore, Ambientit dhe atij të Shëndetësisë, ku thuhet se grupi i punës do të përbëhet nga dy përfaqësues të secilit prej departamenteve, të cilët do të zbresin në terren për të mbledhur informacion rreth dëmit ekonomik, social dhe mjedisor, shkaktuar nga aksionet e INUV gjatë dy viteve të fundit.

Urdhri i Bashës i drejtohet edhe degëve të PD në 61 bashkitë e vendit, për të siguruar të gjithë mbështetjen e tyre, në funksion të aktivitetit të grupit të punës. Grupi i Punës do të përbëhet nga 12 anëtarë dhe do të shtrihet në të gjithë vendin, për një periudhë 4 mujore.
 

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën