SIRI - Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ka deklaruar një amnisti të gjerë për të dënuarit në vend, pas rizgjedhjes së tij. Në një dekret të publikuar nga mediat shtetërore, Assad ka ndryshuar disa dënime me vdekje në dënime të përjetshme, ka zvogëluar disa dënime me burg dhe ka anuluar disa të tjera.
Ndërsa të huajt që luftojë në Siri, kanë një muaj kohë për t’u dorëzuar, nëse ata duan të përfitojnë nga amnistia. Amnistia përfshin edhe disa të dënuar për vepra që lidhen me terrorizmin.
Në dekretin e tij gjithashtu thuhet se, të burgosurit mbi moshën 70-vjeçare ose ata të cilët vuajnë nga një sëmundje e pashërueshme do të lirohen, ndërsa trafikantëve të drogës dhe armëve, si dhe të dënuarve për krime ekonomike do t’iu reduktohen afatet e burgimit.
Assadi ka lëshuar disa amnisti që prej fillimit të protestave kundër sundimit të tij, në mars të vitit 2011.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com