Presidenti sirian Bashar al-Assad ka mbrojtur ndërhyrjen ushtarake në Siri. Gjatë një konference për shtyp, pas betejave të përgjakshme në Aleppon e shkatërruar ku numërohen mijëra civilë të vrarë, Assad tha se nga ky qytet do të rishkruhet historia e botës.
“Çlirimi i Aleppos do të jetë një pikë kthese në historinë e botës. Qyteti i Alepos po rishkruan historinë”, u shpreh Assad.
Ai theksoi gjithashtu se stabilizimi i këtij qyteti do të sjellë paqe në mbarë rajonin e trazuar nga lufta.
“Unë mendoj se pas çlirimit të Aleppos, jo vetëm gjendjen e Sirisë, por edhe situata rajonale dhe ndërkombëtar do të ndryshojë”, tha Assad.
Ditët e fundit, Aleppo është përgjakur nga luftimet e ashpra mes forcave qeveritare dhe rebelëve të cilët mbanin nënkontroll qytetin që prej nisjes së konfliktit civil në Siri.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com