Pas takimeve e fjalimeve në fushatë kreu i PS Edi Rama u shfaq sot në mbrëmje me karizmatikët e ‘Fiks Fare’.

Moderatorët nuk kursyen ngacmimet, por dhe Rama batutat.
 
Dy moderatorët Dejvi dhe Dori i thanë Ramës se duhet të supozojë një situatë ku i duhet të shpëtojë dikë.

“Ja përshembull ti Rama ndodhesh në një avion me Bashën dhe Metën. Avioni po bie dhe ke vetëm dy parashuta. Një e mban për vete. Tjetrën kujt ja jep Bashës, apo Metës?”, ishte pyetja e moderatorëve.

Rama u mendua pak, por pastaj dha një përgjigje që u duk e sigurt:
“Parashutën tjetër ja jap Bashës ndërsa Metën e mbaj në krahë,  tha Rama duke i lënë lexuesit e teleshikuesit të gjykojnë mbi zgjedhjen e tij.