Bashir i Sudanit: Do çliroj Sudanin e Jugut

Bashir i Sudanit: Do çliroj Sudanin e Jugut
KARTUM, Sudan – Presidenti i Sudanit Omar al-BAshir ka lëshuar deklarata mjaft të ashpra sot në drejtim të qeverisë së Sudanit të Jugut, ndërkohë që rritet frika për një luftë totale mes dy shteteve.

Presidenti Bashir tha se qëllimi tij kryesor tani ishte të “çlironte” popullin e Sudanit të Jugut nga qeverisësit e tij. Bashir foli sot në një miting përpara selisë së partisë së tij.

Përplasjet mes dy Sudanëve nisën tetë ditë më parë kur forcat e Sudanit Jugor morën qytetin Heglig, në brendësi të kufirit sudanez. Dje luftimet nisën edhe në një front tjetër, 160 km larg Heglig. Burime sudanezojugore thanë se 22 ushtarë janë vrarë nga të dyja palët.

“Kjo histori nisi në Heglig, tha presidenti Bashir, por do mbarojë ose në Kartum, ose në Juba dhe kush fiton t’i marrë të gjitha”. Juba është kryeqyteti i Sudanit të Jugut, ndërsa Kartumi kryeqyteti i Sudanit.

(ep/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje

Hakmarrja e Hezbollahut/ Në Izrael njerëzit nxitojnë drejt supermarketeve, autoritetet japin udhëzime për strehimoret! Inteligjenca parashikon sulm gjatë festës hebreje