Fate Velaj: z. Rama! Kur unë them europa, çfarë mendon ti? Çfarë është Europa për ty dhe dua të të pyes se ku bëjnë pjesë shqiptarët: në Europë, në Ballkan apo në juglindje të Europës?
Edi Rama:......Shqiptarët shpirtërisht janë në Europë, mendërisht janë në Ballkan dhe fizikisht janë në Shqipëri.
Fate Velaj: Do të doja të të pyesja ty i dashur Joe (Josef Ëeidenholzer, eurodeputet): Ti e cilëson veten si "aktivist të shoqerisë civile", politikan, si dhe tipik i 68 (lëvizjes së viteve 68 nëpër botë). Nëse unë kthej mendjën në ato vite patjetër që do kujtoj "Pranveren e Pragës", "trazirat e marsit" në Poloni, "lotta continua" në Itali ...apo dhe "black poëer movement" pas vrasjes së Martin Luther King në USA, etj lëvizje, që linden si rrjedhim i situatës së trazuar...
A mendon ti se, në këto kohë krizash ekonomike që kanë mbërthyer Europën e që po shoqërohet me kriza besimi e orientimi, se, lëvizje si ato të 68 janë të nevojshme dhe se mund e duhet të rilindin si zgjidhje të problemeve?
Josef Weidenholzer: ...68 ishte koha e një lëvizjeje të madhe e totale, qoftë në ide, në përfytyrime, apo dhe në shpresën për të ardhmen, dmth mbi gjithçka. Të gjitha këto janë ato që mua më mungojnë nga ajo kohë e artë, të cilën ne, brezi ynë e përjetojmë, por dhe e mbajti mbi shpatulla....
Koha e sotme është prekur nga pesimizmi, nga një dëshirë tunduese për të mbajtur fort te gjitha ato që, tashmë duken si të vetëkuptueshme, por që u arritën pas asaj për të cilën ne "luftuam" në vitet 68 e që sollen mirëqenien gati të plotë...
Sigurisht që une do merrja përsëri rolin tim nëse lëvizje të tilla në këtë kohë krizash sic e quajte ti do të rilindin nëpër Europë. Por, në rolin tim si eurodeputet tashmë "luften time" e bej në Eu parlament. Unë jam i bindur se edhe lëvizjet në botën arabe një reflektim i viteve 68 ishin...
Fate Velaj: E dashur Adelheid (Adelheid Wölfl, redaktore e politikave të jashtme në prestigjozen “Der standard”).Ju jeni një nga gazetaret më të rëndësishme në hapësiren gjermanfolëse për sa i përket juglindjes së Europës, gjë që ka sjellë që të jeni dhe fituese e cmimit për gazetarinë në Gjermani.
Në kuadër të realizimit të ciklit tim të aktiviteteve "Good morning, Balkan" në Athinë, Bukuresht, Tiranë, Prishtinë, Trieste, Ohrd, Alpbach...ajo që vija re e që më ngelej e fixuar në mendime ishte një shprehje e Voltaire i cili pat thënë se "4/5 e kulturave të popujve të Europës është e njëjta gjë. Vetëm 1/5 na bën ne të ndryshojmë nga njëri tjetri dhe ka qenë kjo 1/5, e cila është shfrytëzuar si preteks për të legjitimuar epërsinë e një populli ndaj tjetrit e që janë shoqëruar me luftra. Tashmë pothuajse kjo 4/5 është një familje e përbashkët siç është EU, një pjesë e asaj 1/5 është jashtë saj.
Ish kancelari Metternich (1773-1859) ka thënë se Ballkani fillon në Rennëeg, në lagjen 3 të Vjenës. Do të doja t'ju pyesja: Në disa analiza nga juglindja e Europës ju i keni përmbledhur nën titujt "Zhgënjim në vend të ngazëllimit", "Rishikim në vend të llogarritjeve", "Shtetet si një mozaik"etj dhe se, fillon vërtete ballkani në Rennëeg apo mbaron Europa aty?
Adelheid Wölfl:... Kufijtë e vërtetë të Europës është e vështire tu japësh një definicion se ku fillojnë e ku mbarojnë, pasi në rrjedhën e historisë pikërisht për këta kufij është dashur të bëhen dhe luftra e që sot kanë lënë një hartë të pa qëndisur akoma... Në analizat e mia jam munduar gjithmonë të tregoj një realitet të ndodhur, pasi kam qenë gjithmonë e bindur se vendet e Ballkanit më shumë bëjnë llogaritë se si e kur do jenë aty e atje, sesa kanë gjetur kohën e duhur për të riparë gabimet e kryera në vite dhe kjo është reflektuar edhe në disa vende që tashmë jane anëtare të EU...
Josef Weidenholzer: ...Nëse Metternisch atëhere tha se Ballkani fillon në Rennëeg unë do të thoja se e gjithë Austria ëshë Ballkan.