Bashkëpronarët e 'Laguna Blu' letër
Ramës: “Po shkatërrojnë si ISIS-i”

Bashkëpronarët e 'Laguna Blu' letër<br />Ramës: “Po shkatërrojnë si ISIS-i”
Bashkëpronarët e “Laguna Blu” i kanë dërguar një peticion kryeministrit, Edi Rama ku i kërkojnë të ndalojë masakrën urbanistike. Në peticion, ata e krahasojnë atë që po ndodh në këtë fshat turistik në Kajavë me dëmet e shkaktuara nga ISIS në qytetin historik të Palmirës.
 
Peticioni:
 
Asambleja e Bashke Pronareve
Kompleksi Turistik “Laguna Blu”
Qerret, Kavaje
KERKESEPETICION
(per nderprerjen e menjehershme te punimeve tek
Laguna Blu dhe kthimin ne gjendjen e meparshme)
DREJUAR:
1. T. Z. Edi RAMA
Kryetar i Keshillit Komb etar te Territorit
1. Adriatik LLALLA
Kryeprokuror i Pergjithshem
1. Sadi VORPSI
Prefekt i Tiranes
1. Elvis ROSHI
Kryetar I Bashkise Kavaje
1. Arb en AHMETAJ
Minister I Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregetise dhe Sipermarrjes
Znj. Eglantina GJERMENI
Ministre e Zhvillimit Urb an
1. Saimir TAHIRI
Minister i Brendshem
1. Artan LAME
Drejtor i Pergjithshem i Aluiznit
Znj. Dallendyshe BICI
Drejtoreshe e I. K. M. T.
 
I nderuar Z. Kryeminister,
Ju drejtohemi me kete kerkese pasi aktualisht ne Kompleksin tone po kryhet nje masaker urbanistike dhe kulturore e denje vetem per pamjet qe shohim nga Palmira ne Siri (bashkengjitur fotot). Kompleksi Turistik “Laguna Blu” eshte ndertuar nga Shoqeria “Epidam” Sh.p.k. ne parcelen me nr. 17, Golem, Kavaje ne b aze te Lejes se Ndertimit nr. 27, date 07.10.1995 te K. RR. T. Kavaje, Marreveshjes se Zhvillimit nr. 1361 Rep., nr. 315 Kol., date 20.04.1996, Marreveshjes se Qerase nr. 1362, nr. 316 Kol. Te lidhura me Ministrine e Ndertimit dhe Turizmit, Kontrata per dhenie siperfaqe Pyjore per Qellim Turizmi date 05.08.1997, nr. 186 Rep., nr.772 Kol., me Drejtorine e Sherb imit Pyjor, Vendim nr.10 date  5.10.2002 i K.RR.T. te Qarkut Tirane.
 
Ne Planin e Miratuar (b ashkengjitur kesaj Kerkese) parashikohej edhe nje zone rekreative dhe sportive, e perb ere nga 2 fusha tenisi, nje fushe minifutb olli dhe nje fushe b asketb olli te pozicionuara ne kufirin jugor te Parecles nr.17, ky dokument ishte aneks i cdo kontrate shitjeje ne kete kompleks. 
 
Ditet e fundit me keqardhje kemi vene re se tek kjo zone sportive kane filluar punime per prishjen e fushave sportive dhe ndertimin e disa godinave. Pasi u interesuam, mesuam se kjo zone dhe pikerisht fushat sportive qenkan legalizuar dhe pronari i ri qenka pajisuar me Leje Ndertimi nga Komuna e Golemit.
 
Se pari, nese kjo zone sportive eshte legalizuar duhet te kete qene nje akt tejet korruptiv pasi Ligji nr. 9482, date 3.04.2006, Per Legalizimin, Urb anizimin dhe Integrimin e Ndertimeve Pa Leje parashikon qarte dhe shprehimisht ne Nenin 2 se objektet qe legalizohen duhet te jene godina te perfunduara nga ana konstruktive dhe me mb ulese. Ne rastin tone kane qene vetem fusha sportive pa mb ulese te rrethuara me rrejte teli duke mos patur asnje ndertim mb i to.
 
Se dyti, duke qene se kjo zone b en pjese b renda siperfaqes se  ompleksit Turistik duhet te ishte miratuar nga K.Rr.T. R. Sh (vetem nese eshte miratuar symbyllurazi pa ditur se cfare eshte) me nje vendim te posacem pasi po prishen amb iente sportive te miratuara me pare. Gjithashtu ne b aze te Ligjit nr.67 2014 per disa ndryshime ne Ligjin nr.10 186 dt. 5.11.2009 per Rregullimin e Truallit Shteteror ne Zonat me Perparesi Turizmin, Neni 3 dhe Nenin 9/1 permendet shprehimisht se pjese e b ashkepronasise ne zonat e stmiuluara eshte e gjithe parcela qe ka qene ne marreveshjen e qerase se personit te stimuluar.
 
Se treti, ne baze te LIGJIT NR. 10 186, DATË 5.11.2009, “PËR   REGULLIMIN E PRONËSISË MBI TRUALLIN SHTETËROR NË ZONAT ME PËRPARËSI TURIZMIN” duke patur parasysh edhe ndryshimet e fundit, edhe ne rast se fushat e sportit do te ishin konsideruar “truall i lire” duhet ose te b liheshin nga personat e interesuar, qe do te thote banoret e fshatit, ose nga sub jekti i stimuluar dhe në përfundim të procesit të përcaktuar në nenin 9, trualli që mbetet i lirë brenda kufijve të zonës së stimuluar, të përcaktuar nga plani i rilevimit, kalon në b ashkëpronësi të detyrueshme dhe të patjetërsueshme në favor të subjekteve të interesuara dhe personit të stimuluar qe do te thote se ajo nuk mund te kalohet ne favor te nje apo disa prej b anoreve te fshatit turistik, por do te kaloje ne b ashkepronesi te te gjithe b anoreve si sub ekte te interesuar ne b ashkepunim me personin e stimuluar.
 
Se fundmi, duke perkrahur maksimalisht luften ndaj informalitetit, korrupsionit dhe vendosjen e Ligjit, mendojme se ky eshte nje rast me shume se flagrant i shkeljes se ligjeve ne fuqi, vendimeve te Qeverise per moraturium ne b regdet, si dhe i te gjitha te drejtave b ashkepronesise me nje b ackground teresisht korruptiv per te cilin Prokuroria duhet te filloje menjehere hetimet kryesisht ne sqarimin e plote dhe nxjerrjen e pergjegjesve.
 
Perfundimisht, ju kerkojme te nderpritet cenimi i prones se perb ashket, te shfuqizohet sa me pare leja e ndertimit nese ka nje te tille, te shfuqizohet cdo legalizim shitje apo cfaredo akti tjeter ab uziv qe ka mundesuar kalimin e truallit “Fusha Sporti” ne favor te nje apo disa prej b anoreve te fshatit, duke cenuar te drejten e b ahskepronesise se te gjithe b anoreve te tjeter dhe per me teper duke cenuar te drejten e brezit te ri qe te rritet shendetshem me sport dhe veprimtari ne komunitet”.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Nadal mundet në finale e Swedish Open

Nadal mundet në finale e Swedish Open