Në një intervistë për gazetarët në shtëpinë e bardhë, Donald Trump ka folur lidhur me dyshimet e inteligjencës amerikane, se Presidenti kishte bashkëpunuar me rusinë. Ai është shprehur se, populli amerika është i sëmurë për hëtim e çështjes ruse. Duhet të shpejtohen hetimet, të qartësohen gjërat, të mos ketë më dyshime.
“Duhet të marrin fund, sepse populli amerikan është sëmurë nga to”, tha Trump për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti Amerikan përsëriti se “e gjithë çështja ruse është vetëm një justifikim” i demokratëve, pas humbjes së kandidates së tyre, Hillary Clinton.
Madje për Departamenti i Drejtësisë ka emëruar këshillatar të posaçëm, për drejtimin e hetimeve.

Hetimet janë fokusuar në dy çështje, përfshirjen e rusisë në fushatën e zgjedhjeve në SHBA, dhe shkarkimin e ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, gjatë kohës që po kryente hetime.
Inteligjenca amerikane ka konstatuar se Rusia, me urdhër të presidentit Vladimir Putin, ka bërë fushatë online për të ndihmuarTrumpin që t’i fitojë zgjedhjet e nëntorit. Putin e ka mohuar përfshirjen e Rusisë, ashtu si edhe Trump.
Redaksia Online
Xh.F Shqiptarja.com