SHKODËR- “Shqipëria është e angazhuar plotësisht që të arrijë objektivat e Bashkimit Evropian edhe përmes programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitar, pasi e konsideron arritjen e tyre një hap të rëndësishëm në promovimin e integrimit rajonal që të çon padyshim drejt integrimit evropian“. Kështu është shprehur ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha në ceremoninë e shpalljes së përfituesve të grandeve të Thirrjes së Tretë për projekt-propozime, në kuadrin e programit IPA për Bashkëpunimin Ndërkufitar Shqipëri-Mal i Zi.
Në këtë takim merrnin pjesë, Ministrja e Integrimit Evropian, njëkohësisht Koordinatore Kombëtare e IPA-s (NIPAC) për Shqipërinë, Klajda Gjosha, Aleksandar Andrija Pejovic - Sekretari i Shtetit për Integrimin Europian, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Integrimit Europian/NIPAC, Ettore Sequi - Ambasador i BE në Shqipëri dhe përfaqësues të pushtetit lokal të qytetit të Shkodrës.
Për vënien ne zbatim të programit Ndërkufitar Shqipëri-Mal i Zi, janë bërë përpjekje madhore nga të dy shtetet, çka ndikon në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Po kështu ky program, funksionon në zhvillimin e qëndrueshëm, stabilitetin dhe prosperitetin në interes të përbashkët të dy vendeve të cilat synojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.
Ministrja shtoi se “objektivat e përbashkët në kuadrin e anëtarësimit në BE e bëjnë të nevojshëm forcimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve të rajonit, ku shkëmbimi i përvojës, koordinimi i politikave të përbashkëta dhe mbështetja e ndërsjellë për të zbatuar projektet tona strategjike dhe programet prioritare na afrojnë gjithnjë e më tepër me BE-në”.
Pas ceremonisë Gjosha zhvilloi një vizitë në Bashkinë e Shkodrës, ku janë vendosur stendat e ekspozitës “Marubi“ dhe ku paraqiten etnografia e Malit të Zi e Shqipërisë, përmes fotove.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com