Bashkëpunim me universitetet prestigjioze, Rama nesër drejt Spanjës për miratimin e memorandumit

Bashkëpunim me universitetet prestigjioze, Rama nesër drejt Spanjës për miratimin e memorandumit

Kryeministri Edi Rama

Universitet shqiptare do të bashkëpunojnë me universitet prestigjioze në Spanjë, për të rritur cilësinë në arsimin e lartë. Mësohet se kryeministri Edi Rama do  të udhëtojë nesër drejt Spanjës, i shoqëruar nga Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, për miratimin e memorandumit të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Pas Spanjës, kryeministri Edi Rama niset direkt për në Slloveni, ku në 6 Tetor organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedonin e Veriut.

Bashkëpunimi me universitete prestigjioze jashtë vendit është artikuluar më parë edhe nga ministrja Kushi, e cila është shprehur se bashkëpunimet nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkëta apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universitare dhe akademike, me projekte të përbashkëta, me shkëmbime studentësh e pedagogësh, lidhjen me tregun e punës etj.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 04/10/2021 03:00

    Per nje firme vllai deri ne Spanje, kafe Slloveni dhe shurren ne shtepi. Pastaj prape avazin. Me kokerr abuzuesi nuk kemi patur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ishulli i gjarpërinjve...!

Ishulli i gjarpërinjve...!