Bashkëpunim me universitetet, Rama në Spanjë për miratimin e memorandumit! Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar ditën e sotme drejt Spanjës, me ministren e Arsimit Evis Kushi. Në fokus të këtij udhëtimi është arsimi, për bashkëpunimin e universiteteve shqiptare me ato spanjolle, si një nga objektivat e qeverisë "Rama 3". Takimi i parë i zhvilluar është ai me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.

Pas Spanjës, kryeministri Edi Rama niset direkt për në Slloveni, ku në 6 tetor organizohet samiti BE-Ballkani Perëndimor, për të ardhmen Europiane të Ballkanit si dhe qëndrimi që do të mbahet në raport me Maqedoninë e Veriut.

Bashkëpunimi me universitete prestigjioze jashtë vendit është artikuluar më parë edhe nga ministrja Kushi, e cila është shprehur se bashkëpunimet nuk do të jenë vetëm në kuadrin e programeve të studimeve të përbashkëta apo të dyfishta, por do të shtrihet në të gjitha aspektet e jetës universitare dhe akademike, me projekte të përbashkëta, me shkëmbime studentësh e pedagogësh, lidhjen me tregun e punës etj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:07
Rama mbërrin në Spanjë, takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin

 

Kryeministri Edi Rama ka nisur vizitën e tij në Spanjë, ku takimi i parë i zhvilluar është ai me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve.

"Takim me Sekretarët e Shtetit për Europën e për Tregtinë, Industrinë dhe Turizmin në presidencën e Dhomave të Tregtisë dhe Korporatës së Sipërmarrësve", shkruan Rama.

 

 

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 04/10/2021 14:17

    Kete kemi mangut…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur

Shkup/ Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur