TIRANË, 29 Janar /ATSH-Gjergji Mima/ - Bashkëpunimi shqiptaro-kroat në nivel të qeverisjes vendore do të jetë një angazhim i vazhdueshëm i Ambasadës së Shqipërisë në Zagreb.
Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Ilir Melo ka zhvilluar një vizitë zyrtare në qytetin e Osijekut, ku u prit nga Kryetari i Bashkisë, Ivan Vrki? dhe në vazhdim pati një takim me Dhomën Ekonomike të Qytetit, si edhe me përfaqësues të pakicës shqiptare dhe mësues të gjuhës shqipe në shkollat e kësaj zone.
Në takim me Kryetarin e Bashkisë u diskutua mbi binjakëzimin midis këtij qyteti dhe Elbasanit, që pritet të përfundohet së shpejti. Binjakëzimi do të krijojë mundësi për zhvillimin e marrëdhënieve midis dy qyteteve në fushën e kulturës, arsimit, si edhe projekteve të zhvillimit lokal dhe ato ekonomike.
Po ashtu, në takim u ra dakord që dy qytetet të bashkëpunojnë për projekte me fonde të Bashkimit Evropian, duke shfrytëzuar edhe eksperiencën e qytetit të Osijekut. Në fund të takimit, Ambasadori Melo dhe Kryebashkiaku Vrki? dhanë një konferencë për shtyp.
/m.m/







