Bashkëpunim shqiptaro-turk, shkatërrohet një grup trafiku droge! Ndalohen 4 turq, një në arrest! Në kërkim 2 shqiptarë

Bashkëpunim shqiptaro-turk, shkatërrohet një grup trafiku droge! Ndalohen 4 turq, një në arrest! Në kërkim 2 shqiptarë

Foto ilustruese

1 turk në pranga, 3 të ndaluar  dhe 2 shqiptarë në kërkim ka qenë bilanci i kapur nga policia turke në kuadër të operacionit për trafikim droge. Grupi kriminal turko-shqiptar u shpërbë nga policia turke në bashkëpunim me autoritet vendase.

Në Manisa të Turqisë janë sekuestruar 3 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 8.6 kg marijuanë, 9 pako me drogë sintetike dhe 211 bimë narkotike të kultivuara.

Policia e Shtetit siguroi informacion se në Manisa të Turqisë, disa persona ushtronin veprimtari kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Informacioni i siguruar nga Policia shqiptare i është përcjellë menjëherë homologëve turq, të cilët organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Përtej kufijve”.

Në kuadër të operacionit, u bë e mundur që në Manisa të Turqisë, të evidentohej vendi ku ishin kultivuar bimët narkotike.  Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë 1 shtetas turk dhe u proceduan penalisht 3 shtetas të tjerë turq.

Po në vijim të operacionit u shpallën në kërkim, për veprën penale “Trafikimi i stimulantëve dhe lëndëve narkotike”, 2 shqiptarë dhe 1 turk, pasi janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Policia e Shtetit është e vendosur që bashkërisht me partnerët të luftojë me profesionalizëm krimin e  organizuar, duke zhvilluar hetime dhe operacione të përbashkëta, brenda dhe jashtë kufijve". njofton policia. 

K.T./G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës

Gaza/ Mbi 34 mijë palestinezë të vrarë e 77 mijë të plagosur që nga fillimi i luftës