Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të rregullt ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë Jeffrey Hovenier.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend dhe përpjekjet e përbashkëta për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral Kosovë-SHBA në fusha të ndryshme.
Po ashtu, u diskutua edhe mbi agjendën ndërkombëtare, në veçanti për pritjet dhe aktivitetet gjatë javës së nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork nga data 23 deri më 27 shtator./Kosovapres