Në raportin vjetor, Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave, që është një institucion në vartësi të një dikasteri, kritikon punën e Prokurorisë. Një nga problemet e evidentuara në takimet e punës dhe atyre të projektit të binjakëzimit ka qenë moskuptimi adekuat nga ana e disa prokurorëve i veprës penale të pastrimit të parave, gjë që pasqyrohet dhe në disa prej vendimeve për mosfillim apo pushim të çështjeve penale, thuhet në të. Për vendimet e sipërpërmendura, DPPPP gjatë vitit 2011, ka paraqitur gjashtë ankimime dhe objeksione tek Prokurori i Përgjithshëm, që ka vendosur shfuqizimin e vendimeve të prokurorëve të rretheve dhe rifillimin e hetimit të pesë çështjeve penale. Sipas raportit, DPPPP i ka ofruar Prokurorisë pranë Gjykatës së Krimeve të Rënda informacion për hetime pasurore për 48 kërkesa dhe për 328 persona të përfshirë.
Pjesa më e madhe e rasteve të referuara në Prokurori, janë përcjellë pa asnjë veprim dhe detyrë konkrete tek Policia e Shtetit, vijon raporti, duke shtuar se një gjë e tillë ka shkaktuar një hendek shumë të madh mes numrit të rasteve të dyshimta të referuara në organet ligj-zbatuese nga DPPPP dhe numrit të proçedimeve penale të filluara mbi bazën e këtyre referimeve. Sa i përket SHISH-it, në raport vihet në dukje se Nga ky institucion konsiderohet i ulët rreziku i financimit të terrorizmit në Shqipëri, por duke marrë në konsideratë rrezikun global dhe potencial që ky fenomen paraqet, bashkëpunimi dhe bashkërendimi ndërinstitucional në këtë drejtim duhet të vazhdojë të rritet.
Rastet e referuara në Policinë e Shtetit janë rritur nga 137 vitin 2012, në 160 vitin e kaluar. Në të njejtën periudhë, rastet e referuara në Prokurori janë ulur, nga 64, në 51.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
44.7%
-
Gafë
50.6%
-
Nuk e di
4.7%
Vota total: 4940
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha s’do koalicion opozitar sepse synon që të ngelet vetëm PD parti parlamentare
9 Janar, 22:47
-
VIDEO/ Lot dhe dhimbje, nuk ka fund makthi për Armando Brojën! Del nga fusha me barelë
9 Janar, 22:46
-
‘Frontline’/ Hoxha: PD në negociata me partitë e reja për t’u bashkuar në një front opozitar! Leka: Berisha po përgatit piramidën e alibive për humbjen
9 Janar, 22:34
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Miratohet ‘Paketa e Maleve’/ Kriteret për blerjen me 1 € të tokës shtetërore e investimi! 500 subjekte përjashtohen për 10 vite nga tatim-taksat
9 Janar, 22:19
-
Tiranë/ 69-vjeçari plagoset me mjet presës nga një 45-vjeçar, i moshuari goditi fillimisht me sende të forta
9 Janar, 22:05
-
Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë
9 Janar, 22:01
-
‘Frontline’/ Elezi: Berisha patericë e Ramës, të dy sulmojnë SPAK! Kulluri: Prokuroria e Posaçme po kthen besimin te institucionet
9 Janar, 21:55
-
Me mjet luksoz me targa angleze, identifikohet i dashuri i vajzës që alarmoi policinë në 'Astir', blutë në kërkim të tij
9 Janar, 21:50
-
Zjarret në Kaliforni/ Investitori shqiptar me banim në Beverly Hills: Tension mes qytetarëve dhe shqetësim për përsëritjen e tyre
9 Janar, 21:38
-
Itali/ Sipërmarrësi shqiptar vritet me një plumb në vendin e punës, policia arreston bashkëatdhetarin si vrasës të dyshuar
9 Janar, 21:31
-
VKM/ Qeveria unifikon shpërblimet për Policinë e Shtetit, masa deri në 3 rroga! Tagrin e ka Proda, ja 8 kriteret se si përfitohet
9 Janar, 21:17