Bashkëpunimi Rajonal, rruga më efektive drejt Integrimit Evropian 

Bashkëpunimi Rajonal, rruga më efektive drejt Integrimit Evropian 

Kongresi Rinor Kombëtar, tashmë prej gjashtë vitesh është pjesë e platformës rajonale Connecting Youth (Të Ndërlidhim të Rinjtë) e cila është një platformë që bën bashkë gjashtë strukturat rinore ombrellë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Mal i Zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Bosnje Hercegovinën). Kjo platformë është iniciuar nga Instituti për bashkëpunim dhe Zhvillim (CDI) me suportin e Fondacionit Gjerman Hanns Seidel, dhe që prej vitit 2022, ka hyrë në një tjetër fazë zhvillimi e cila i kushton rëndësi të veçantë advokimit dhe lobimit për strukturat rinore të rajonit pranë institucioneve të Bashkimit Europian, me seli në Bruksel. 

Prej vitesh, si pjesë e kësaj platforme, Kongresi Rinor Kombëtar ka dhënë një kontribut të vyer në politikat rinore me fokus punësimin, edukimin dhe përfshirjen e të rinjve në vendimarrje duke i kapërcyer kufijtë dhe duke lobuar më tëj në nivel rajonal. Shtyllat e punës nuk fokusohen vetëm tek kërkimi shkencor i bazuar në fakte, por edhe tek ngritja e kapaciteteve të strukturave rinore; lobimi dhe advokimi pranë institucioneve.  dialogu i strukturuar si nxitja e bashkëpunimit mes strukturave rinore më të mëdha në Ballkanin Përëndimor. 

Kjo strukturë është e para në llojin e saj në Ballkan, jo vetëm për nga përfaqësia dhe shtyllat e punës, por edhe nga komponenti ndër-kulturor dhe nxitja e dialogut shumëpalësh me qëllim gjenerimin e ideve dhe zgjidhjeve konstruktive që i shërbejnë të rinjve në të gjithë rajonin. Për këtë arsye, Platformës Connecting Youth gjatë 2021 i është akorduar çmimi i Arritjeve Ndërkulturore (IAA) nga Ministria Federale Austriake për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare me motivacionin e një ndër iniciativave më të sukseshme në rajon që mundësojnë një terren të ri në dialogun ndërkulturor, duke zotëruar sfida specifike përmes veprimeve ndërkulturore dhe promovimin e dialogut, kulturave dhe feve. përmes pranisë së tyre në media.

Znj.Enxhi Lipa, Koordinatore Kombëtare e Platformës Connecting Youth në Shqipëri, si pjesë e sekretariatit të Kongresit Rinor Kombëtar shprehet se kjo plaformë përbën një ndër mekanizmat më të efektiv në nivel rajonal me qëllim lobimin dhe advokimin për kanalizimin e investimeve strategjike tek brezat e rinj, duke ju referuar Planit Ekonomik të Investimeve, një pakete të posatçme për Ballkanin Perëndimor si pjesë e ndihmës ekonomike nga vendet e Bashkimit Evropian. 

Së fundi, Kongresi Rinor Kombëtar ka përmbyllur eventin kombëtar në kuadër të kësaj platëforme, me titull “Investimi tek aftësitë dhe mundësitë për të rinjtë-garancia rinore në Shqipëri”, i cili vë theksin në një ndër zhvillimet kryesore rajonale siç është Garancia Rinore. Ky event kishte si synim, jo vetëm informimin partnernerëve social dhe organizatave lokale mbi zhvillimet e Garancisë Rinore në rajon dhe Shqipëri, por edhe konsultimin e tyre lidhur me prioritetet dhe implementimin e kësaj iniciative në Shqipëri. Të gjitha diskutimet kryesore të këtij eventi, do të përmblidhen në një dokument politikash i cili shumë shpejt do të afishohet online në kanalet e Kongresit Rinor Kombëtar dhe platformës Connecting Youth.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale