KORÇË- Ka rënë në prangat e policisë 33-vjeçari me Edison Koçi, i cili ishte i shpallur në kërkim, si personi i përfshirë në tentativën për trafikimin 101 kilogramëve kanabis drejt Turqisë. Ai akuzohet se ka bashkëpunuar me dy persona e tjerë të arrestuar tashmë, Mico Rexhepisin dhe Arben Markun, të cilët tentuan të trafikonin me kamion drejt Turqisë sasinë e kanabisit.
33-vjeçari nga Xhafzotaj u ndalua në zbatim të urdhrit të datës 04.08.2022, të nxjerrë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, ku u ndaluan dy persona, 58-vjeçari Mico Rexhepis dhe 45-vjeçari Arben Marku, të cilët me mjetin tip kamion të markës “Scania”, tentuan të trafikonin në drejtim të Turqisë, 101 kg kanabis.
Ndërkohë, shkon në 26 numri i të ndaluarve gjatë njëmbëdhjetë fazave të operacionit “Restart”.Nga ana e Policisë po vijojnë hetimet intensive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komente

