Bashkëqeverisja, Idrizi zgjidhet
nënkryetar i tretë i Parlamentit
Me 73 vota pro Kuvendi i Shqiperise zgjodhi kreun e PDIU-se Shpetim Idrizi, nenkryeatar te Parlamentit. Emri i kreut të PDIU-së u propozua nga grupi i tij parlamentar ku mori votbesimin edhe të kolegëve të tij të mazhorancës
TIRANE - Me 73 vota pro Kuvendi i Shqiperise zgjodhi kreun e PDIU-se Shpetim Idrizi, nenkryeatar te Parlamentit. Emri i kreut të PDIU-së u propozua nga grupi i tij parlamentar ku mori votbesimin edhe të kolegëve të tij të mazhorancës. Posti i nënkryetarit të Kuvendit të lënë për Partinë Drejtësi Unitet Integrim dhe Unitet, është në funksion të marrëveshjes së 30 marsit që kryeministri Rama nënshkroi me Shpëtim Idrizin për bashkëqeverisje.
Ajo që e bën më interesante këtë detyrë të re të kreut të PDIU-së është fakti se do të punojë krah nënkryetarit aktual të PBDNJ-së Vangjel Dule. Dy forcat politike kanë qenë gjithmonë kundërshtare të njëra-tjetrës, kjo për faktin se në thelb përfaqësojnë dy kauza të tërësisht të ndryshme nga njëra-tjetra. Partia e Idrizit është zotuar se do të përfaqësojë popullsinë çame nga të cilët ka marrë edhe votën, ndërkohë që partia e Dules është përfaqësuese e minoritetit grek në parlament.
Ky është posti i parë politik që kryeministri Rama i jep aletit të tij të ri Idrizi, pas lënies për PDIU-në të 3 njësive vendore në zgjedhjet e 21 qershorit.
PS dhe aleatët e së majtës do të mbështesin kandidatët e PDIU-së në bashkitë Konispol, Rrogozhinë dhe Peqin ndërkohë që pas zgjedhjeve të 21 qershorit, PDIU pritet të marrë të tjera poste publike në bazë të marrëveshjes së nënshkuar me kreun e PS-së Rama.
Vetë kryeministri pas firmosjes së marrëveshjes deklaroi se marrëveshja e arritur për bashkëpunim me PDIU u nënshkrua për të ecur në rrugën e një partneriteti të ri politik.
“Diskutimi është përqendruar në radhë të parë tek vija kryesore e këtij partneriteti politik çka do të thotë se së bashku me PDIU ne do të jemi në bashkëqeverisje”,- do të shprehej Rama pas firmosjes së marrëveshjes. Bashkëpunimi i PDIU-së me mazhorancën nisi që nga koha e diskutimit të reformës administrative-territoriale. Ndryshe nga vendimi i kryetarit demokrat Basha, kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi, në atë kohë në opozitë, vendosi të bëhej pjesë e komisionit të posaçëm për këtë reformë dhe vetëm falë propozimeve të tij, harta e re u vendos të ishte me 61 njësi vendore.
Por në miratimin e reformës, Idrizi e kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u përplasën mes tyre për çështjen e ndarjes së disa zonave minoritare në jug të vendit. Që nga dita e sotme, Idrizi e Dule do të jenë kolegë mes tyre. Pavarësisht se kreu i PBDNJ-së vendosi të mos hyjë në të njëjtin koalicion me mazhorancën në zgjedhjet e 21 q ershorit as Dule dhe as kryeministri Rama nuk e kanë konsideruar të përfundurar bashkëpunimin mes tyre.
Drejtimi i Kuvendit tashmë është blinduar me tre kryetarë partish parlamentare, Ilir Meta (kryetar LSI), Vangjel Dule(zv.kryetarë PBDNJ), Shpëtim Idrizi(zv.kryetarë PDIU) dhe zv kryetari i PD-së Edmond Spaho.
Redaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
9.7%
-
Jo
89.7%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16695
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35