Bashkëqeverisja/ Rama: Brenda 2022 s'do ketë më asnjë sportel, të gjitha shërbimet online! Nëse administrata s'kthen përgjigje në kohë, ka sanksione

TIRANË- Pas vitit 2022, Shqipëria nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime nga më të ndryshme, kjo pasi e gjitha do të jetë online. Kështu, qytetari nuk do të ketë më nevojë që të ketë një mik, shok apo të japë para në këmbim që të marrë një shërbim të caktuar, tha kryeministri Edi Rama, i cili sqaroi edhe me detaje se si do të funksionojë ky sistem.

"Nuk do kemi më sportele dhe në 2022 në Shqipëri të mbyllen sportelet, se nëse i lëmë sportele nga një anë dhe sistemi nga ana tjetër, incercia do vijojë, të gjitha shërbimet në telefon ose në kompjuter. (...)Për shembull, do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua", tha Rama.

Në rast se qytetari nuk do të marrë një përgjigje brenda afatit për dokumentin që kërkon, atëherë për punonjësit e administratës do të ketë edhe sanksione.

"Edhe hipoteka dhe legalizimi të vijë në kompjuter pa pasur nevojë për letër fizike! S'ke nevojë për mik, e shok, për askënd. Ke afatin e marrjes së përgjigjes, nëse nuk të erdhi përgjigja në afat, ti ke në dorë me ligj që e vë në lëvizje ligjërisht administratën për pronën tënde, duke përdorur bashkëqeverisjen. Kjo platformë bën të mundur qenë se nuk reagon administrata, lë gjumë dhe nëse kjo i mbetej qytetarit nëse ankohej ose jo, tani vihet menjëherë mekanizmi i kontrollit. Kjo është një çështje që në ligjin e ri përcaktohet i përgjegjësisë së administratës dhe ka sanksione për personat përgjegjës", tha Rama.

Në takimin e parë sensibilizues në Elbasan për 'Bashkëqeverisjen' si mekanizëm i ri detyrues ligjor, për ta çliruar qytetarin nga pesha e administratës, duke i dhënë akses të plotë në shërbimet administrative përmes celularit apo kompjuterit, Rama shtoi se kjo do i japë fund mikut, lekut dhe radhëve, duke sjellë si shembull E-Albanian, ku 95% e shërbimeve jepen online.

"Një nga shqetësimet tona është marrëdhënia e qytetarëve me administratën, problematika e ryshfeteve për të marrë shërbime në administratë. 90% të problematikës kemi në dorë që ta zgjidhim më pak vullnet të mirë dhe gatishmërinë e qytetarëve, për të bërë një ndryshim të thjesht n këto marrëdhënie duke mos shkuar në zyra, 1200 shërbime që merren nga telefoni ose kompjuteri, që do të thotë se nuk është e nevojshme për të shkuar në asnjë zyrë apo për të njohur ditë apo për të pritur në radhë. E-Albania është një emër i njohur për të gjithë, ku një masë e madhe e qytetarëve u njohën me këtë portal nga halli për shkak të pandemisë, nëse nuk do kishte ndodhur kjo një pjesë e qytetarëve nuk e dinin. 2.3 mln të regjistruar, 95% e shërbimeve online ", tha Rama.

Ndonëse bashkëqeverisja është dërguar në Kushtetuese nga LSI dhe Presidenti Meta e ka kthyer për rishqyrtim, Rama tha se ky ligj do të kalojë pa asnjë ndryshim në Kuvend.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:40
Qytetari i kërkon zgjidhje, Rama: Më bëre çorap! Do flas me Damianin se zgjidh gjëra që të tjerët nuk i zgjidhin

 

Kryeministri Edi Rama diskutoi me një nga qytetarët, për të cilin tha se problemi i tij ishte i vështirë për t'u kuptuar e ndërsa e drejtoi te Damian Gjiknuri.

Qytetari: Djali im ka marrë dy patenta në Itali. Afati kohor është mbushur dhe vjen në Shqipëri duke aplikuar në zyra dhe kërkon që dokumentet nga Italia ti vijnë këtu për rinovimin e patentës, nuk i bëhet. Sot nuk është më Itali sepse po të ishte bëhet shpejt. Meqë nuk është në Itali por në Turqi, tani nuk e pranojnë se duhet të kesh lejen e punës, dokumentat në polici, atij nuk i jepet kjo e drejtë. Tani duhet të mësojë turqishten për të marrë patentën. Si do të zgjidhet? Me Bledi Gonxhen e kemi çuar, na ka dhënë përgjigjen që nuk bëhet.

Rama: Po çfarë nuk bëhet, nuk bëhet. Çfarë të bëjmë tani? Edhe ato që nuk bëhen do i bëjmë? Të shkojë në Itali e ta bëjë.

Qytetari: Që të shkosh në Itali, duhet të ketë lejen e banimit, qendrën e punës…

Rama: Rregullat e Italisë do zgjidhim ne?

Qytetari: Sikur ka një marrëveshje mes nesh dhe tyre. Cila është?

Rama: Ajo marrëveshje është për ne, jo për Turqinë.

Qytetari: Po çuni është i joni.

Rama: Çuni është i joni por duhet ta marrë këtu e të shkojë atje. Ne jemi shteti i tretë por çuni është ngatërruar me 2 palë. Ka dhe gjëra që nuk bëhen. Me vërte këto mrrokullat zgjidhin gjithë këto punë por nuk i zgjidhin dhe punët e shteteve tjera.

Qytetari: Duhet që të nisësh kërkesën nga shteti ku e ke marrë patentën.

Rama: Më bëre çorap, nuk di çfarë të të them.

Qytetari: Për këtë çorap kemi ardhur sot dhe në shumë drejtime na e keni zgjidhur.

Rama: Çorapet e Turqisë dhe Italisë nuk i marrim dot përsipër. Të shohim pas mbledhjes me Damianin se ky zgjidhte gjëra që të tjerët nuk i zgjidhin, si është reforma elektorale

Qytetari: Më jepni një numër telefoni që të merrem vesh.

Ora 16:36
Batuta e Ramës: Nuk kam për të marrë kurrë patentë se s'jam i zoti që të ngas makinën dhe i kam këmbët shumë të gjata

 

Kryeministri Edi Rama teksa po jepte shembuj se si do të funksionojë Shqipëria pa sportele pas 2022, nuk nguroi që të bënte batuta.

"Nuk kam për të marrë patentën se nuk jam i zoti që të ngasë makinë, plus kam dhe këmbët shumë të gjata", tha Rama.

Ora 16:30
S'ka sportele pas 2022/ Rama: S'do dëgjoni më nga administrata 'më ka vdekur vjehrra për herën e 29'

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga viti 2022 nuk do të ketë më sportele për të marrë shërbime, por të gjitha do të jenë online. E për ta thjeshtuar këtë, ai tha një shembull se si do të funksionojë.

"Për shembull, do marr patentën dhe më duhet 7 dokumente, këta të drejtorisë së patentave, nuk do më shohin më me sy, por do i marrin ata për mua, qytetarët do të jenë përballë, nuk do kenë qytetarë që bëjnë sikur u dhemb koka, nuk do bëjnë sikur i ka vdekur vjehrra për herën e 29 herë, që kuptohet se duhet t'i japësh më lekë, dhe nuk do i bien në qafë vjehrrës duke i thënë qytetarit se nuk do të ta bëjë këtë punë", tha Rama.

Ora 16:23
Rama: Brenda 2022 nuk do të ekzistojë asnjë sportel, të gjitha shërbimet do jenë online

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije  se brenda 2022 nuk do të ketë më asnjë sportel, pasi të gjitha shërbimet do të jepen online.

" Nuk do kemi më sportele dhe në 2022 në Shqipëri të mbyllen sportelet, se nëse i lëmë sportele nga një anë dhe sistemi nga ana tjetër, incercia do vijojë, të gjitha shërbimet në telefon ose në kompjuter dhe ato që rrinë në spotele për të kapur lekë nëpër xhepat e njerëzve s'do kenë mundësi që të shohin më, do jenë në zyra duke marrë nga kompjuteri kërkesat", tha Rama.

K.T./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur

Mozambiku në kaos pas protestave, 33 të vdekur nga revolta në burg dhe mbi 1500 të arratisur