Bashkëqeverisja, Rama publikon
platformën: Jepni sugjerimet tuaja

Bashkëqeverisja, Rama publikon<br />platformën: Jepni sugjerimet tuaja
Kryeministri Edi Rama prej një jave kërkon mendimin e qytetarëve për përmirësimin e qeverisjes së ardhshme. 

Këtë të hënë, kreu i qeverisë e ka nisur javën me postimin e draftit të parë të asaj që ai e quan Platforma e Bashkeqeverisjes “ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM”.

Me nje postim ne faqen e tij ne FB, bashkengjitur linkun e platformes, Rama fton qytetarët të bëhen pjesë me kritikat dhe sugjerimet e tyre.

“MIRËMËNGJES  😀
dhe me këtë draft të parë të Platformës së Bashkëqeverisjes ME TY PËR SHQIPËRINË QË DUAM, ku mirëpresim kritikat e sugjerimet tuaja për organizimin e platformës, ju uroj një javë të mbarë! http://shqiperiaqeduam.al/ “
- shkruan ai.
ram

Postimi i plotë i Rames 
“Shqipëria që duam” është një platformë e hapur komunikimi e ndërveprimi me qytetarët që do të shërbejë për t’ju dëgjuar në kohë reale për çështje të aktualitetit politik e qeverisës; për të diskutuar me ju reforma e masa të rëndësishme dhe mundësuar ndikimin tuaj mbi politikat qeverisëse në çdo sektor e mbi punën e çdo ministrie apo institucioni të varësisë; për të luftuar së bashku korrupsionin, evidentuar tepsixhinjtë apo parazitët e çdo niveli, duke i goditur me zero tolerancë e nxitur zgjidhjen e ndershme të problemeve komunitare apo vetjake të kujtdo prej jush.

Qeveria e re do të jetë në një koalicion real me njerëzit e zakonshëm që së bashku të rrëzojmë sa të mundim, muret qorre e shurdhe të godinave të shtetit, që nga bulevardi i Tiranës deri në çdo skaj të vendit.

Shqipëria që duam është mbi të majtën e mbi të djathtën. Shteti që duam është i qytetarëve, jo i pushtetarëve. Sfidat e Shqipërisë sot, nuk janë sfida socialiste apo sfida demokrate, por janë sfida shqiptare.

Të vetëdijshëm për barrën e madhe të përgjegjësisë që na u besua, qeveria e re do të bashkëqeverisë me njerëzit e zakoshëm të këtij vendi në një përpjekje shqiptare, të përbashkët, për ta bërë Shqipërinë më të mirë",
shkruan Rama. 

postimi i rames
(Postimi i Ramës)

Pak ditë më parë, kreu i qeverisë kërkoi nga qytetarët të tregonin eksperiencat e tyre negative në zyrat e shtetit. Rama ka paralajmëruar reformë në thellë në administratën publike e cila ishte edhe kauza e tij elektorale e fushatës zgjedhore të 25 qershorit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali