Bashkëqeverisja, Rama:Qytetarët
do të zgjidhin direkt problemet

Bashkëqeverisja, Rama:Qytetarët<br />do të zgjidhin direkt problemet<br /><br>
Kryeministri Edi Rama po flet për platformën bashkëqeverisëse me qytetarët, që sipas tij, synon ta bëjë Shqipërinë më të mirë. Rama tha se qytetarët do të zgjidhin direkt problemet e tyre përmes kësaj platforme, e cila sipas kryeministrit, do të jetë një armë që qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre.

"Ta bëjë Shqipërinë më të mirë. Që më 31 korrik ne kemi hapur procesin e aplikimeve për anëtarët e rrjetit të ekselencës, që janë të gatshëm të fillojnë punën si pjesë e zyrës së bashkëqeverisjes me njerëzit dhe deri më 28 gusht kanë aplikuar mbi 800 persona.

Një komision i posaçëm organizator i kësaj zyre ka vlerësuar në bazë të kandidaturave, të cilat ishin shumë cilësore, kualifikimin akademik, eksperiencën profesionale, por edhe përshtatshmërinë me misionin e organizatës. Në fazën e parë u seleksionuan 120 kandidatë, u bënë intervistat përfundimtare që na sollën në këtë rezultat. Të gjithë koordinatorët e kësaj zyre po trajnohen për procesin dhe mënyrën si do trajtohet në rubrikat e platformës çdo kërkesë, ankesë apo kontribut i qytetarëve. Më vjen mirë të nënvizoj se 25 anëtarët e kësaj organizate, e cila është një strukturë brenda shtetit dhe rrjet vullnetarësh për të shtyrë përpara një proces kaq të rëndësishëm, vijnë si profesionist të suksesshëm në sektorin publik.

Njërin prej tyre s’e kemi sot mes nesh, por të hënën i gatshëm për të filluar punën, vjen nga Indonezia. Ajo që nuk ka funksionuar deri më sot është fakti se nuk është arritur që t’u jepet njerëzve përgjigje përfundimtar për mijëra ankesat e tyre. Në këtë platformë çdo qytetar mund të realizojë atë që kërkon të realizojë. Kjo platformë krijon mundësinë që ta zgjidhësh problemin direkt. Eshtë një armë që qytetarët të luftojnë për të drejtat e tyre", tha Rama.

VIDEO/Fjala e plotë e kryeministrit Rama

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës