Burri vrau të moshuarit në Dropull, gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë, s’mendoi për mua e djalin! Ka marrë kredi pa më pyetur, si ta shlyej

Prekës është reagimi i Eftiqia Mastora, gruaja e autorit të krimit në Dropull, i cili vrau çiftin e të moshuarve. Me lot në sy, ajo kërkon ndjesë për këtë ngjarje të rëndë, ku burri i saj i mori jetën çiftit Kosta e Kleoniqi Ilia, 80 e 84 vjeç.

Ajo ulet në tokë dhe shpërthen në lot, ndërsa thotë se bashkëshorti i saj Thoma Mastora, kishte marrë edhe një kredi, të cilin nuk ka mundësi tashmë as ta shlyejë.

“Nëse e kishte ndërmend le të shkarkohej te unë. U zu andej, të vinte e të shkarkonte te unë siç bënte nga hera. Më mirë mua, jo botën. Botën jo. Ca i mungoi, i munguan ilaçet. Pse të shkojë të marrë kredi pa më pyetur mua. Ca faji kam unë tani. Ca të bëj unë, të vras veten. Është mëkat apo nuk është kështu. Ca të bëj. Nuk mendoj për mua, nuk mendoj për djalin. Ça të bëj unë, ku kam unë. Ku kam fuqi unë, ku të vete, ku të mbytem”, tha Eftiqia Mastora.

1714996204_bashkeshortjaeautorit.jpg


Lajmi kryesor:

Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, 69-vjeçari mohon krimin: S’e kam kryer unë! Gruaja e tij shpërthen në lot: Kërkoj ndjesë


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja