Një ngjarje e rëndë me protagonistë një shqiptar është regjistruar në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Romë të Italisë. Kjo pasi një 35-vjeçar me emrin Luçiano Kollaku është gjetur i pajetë në garazhin e shtëpisë së tij.

Ishte gruaja e Kollakut ajo që lajmëroi policinë pasi bashkëshorti i saj nuk po i përgjigjej për të dalë nga aty. Menjëherë sapo mbërriti në vendngjarje policia hyri me forcë në garazh, por gjeti të pajetë shqiptarin.

Nuk dihet ende saktësisht shkaqet e sakta që mund të kenë ndikuar në vdekjen e Kollakut, por hetimet paraprake bëjnë me dije se pranë trupit të 35-vjeçarit janë gjetur dy shiriga, ç'ka bën të mendosh se zemra mund t'i ketë pushuar nga mbidoza.