TIRANË - Bashkia e Tiranës bën analizën vjetore të punës së saj. Në një takim me median, kreu i bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha tha se, gjatë vitit 2013 janë hapur rreth 2400 biznese më shumë se viti i kaluar.
Sipas tij, në territorin e Bashkisë së Tiranës, gjatë vitit 2013 janë punësuar më shumë se, 12 mijë persona, në biznese të vogla familjare dhe në biznese të mëdha.
Gjithashtu, kreu i bashkisë Basha tha se, gjatë këtij viti janë punësuar edhe 55 persona nga komuniteti rom, kryesisht në sektorin e pastrimit të qytetit.
Gjatë vitit 2013, puna në bashkinë e Tiranës ka njohur përparim, ka deklaruar kreu i Bashkisë, Lulzim Basha. Sipas tij, gjatë këtij viti, janë dhënë qindra kredi me mbështetjen dhe sigurinë e bashkisë, për bizneset e reja, për personat që janë më poshtë se 35 vjeç.
Gjithashtu ai ka bërë të ditur se, për vitin e ardhëm fondi i garancisë do të dyfishohet. “Kreditë me garancitë për vitin 2014 do të jenë afër 800 biznese të reja”, theksoi kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.
Për Bashën, një tjetër arritje e institucionit që ai drejton është miratimi i planit rregullues të Bashkisë së Tiranës. Sipas tij, ky plan është në shërbim të qytetarëve dhe do të sjellë ndryshime të mëdha për jetën në Tiranë.
Basha nuk ka lënë pa përmendur edhe transportin urban brenda qytetit. Sipas tij do të shtohet rrugët e transportit publik edhe për 5.3 kilometra. Basha tha se, janë rinovuar linjat e transportit urban në kryeqytet.
Basha ka deklaruar se, premtimi për tramin në Tiranë do të bëhet realitet brenda 24 muajve dhe në këtë mënyrë në kryeqytet do të shtohen hapësirat e gjelbëra dhe hapësirat për qytetarët. Sipas Bashës, çmimi i biletës në tram është parashikuar që të jetë 50 lekë për person.
Duke folur për paketën fiskale, Basha tha se, “kjo paketë kështu siç është qëndron, na gjymton ne vendorëve dhe ka impakt të drejtpërdrejtë si për bashkinë e Tiranës edhe në ato të tjera, bën që qytetarët të mos shërbehen siç janë shërbyer tani, në çdo aspekt në kopshte, çerdhe, shërbimet komunitare etj”.
Basha gjithashtu i është përgjigjur edhe interesimit të medias, në lidhje me banesa sociale që ende nuk janë shpërndarë. Sipas tij, do të përfitojnë 46 familje, ndërsa janë duke u bërë punim plotësuese që nuk ishin mbaruar ende. “Ka pasur disa ndërhyrje në këtë zonë rezidenciale, si tensioni i lartë që ndodhej në mes të kompeksit, do të përfundojnë edhe punimet mbështetëse, si kanalizime dhe ujësjellësat. Këshilli Bashkiak ka pasur një ngërç prej disa muajsh dhe si për çështjen e buxhetit, shpresojmë që këshilli të mblidhet edhe për shpëndarjen e këtyre banesave”.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com