Bashkia: Abuzime me
çmimet tek Pazari i Ri

Bashkia: Abuzime me<br />çmimet tek Pazari i Ri
TIRANË – Bashkia e Tiranës pranon rritjen e çmimeve të produkteve në kryeqytet. Në deklaratën zyrtare të kësaj bashkia citohet se rritja e pashpjegueshme, sipas zyrtarëve është vënë re tek tregu i Pazarit të Ri.
Në deklaratë bashkia nuk jep asnjë të dhënë tjetër lidhur me këtë fenomen, i cili disa ditë më parë u denoncua edhe nga gazeta Shqiptarja.com. Por, në tabelën e çmimeve që shoqëron sot njoftimin për shtyp vërehet se realisht në tregun e Pazarit të Ri ka çmime më të larta se në tregje të tjera të Tiranës si Uzina Dinamo apo Qyteti i Nxënësve. Një fakt i tillë vërehet si për mallrat e shportës ku produkte si orizi, makaronat, djathi apo vaji tek tregu i Pazarit të Ri shiten 10 deri në 20 lekë më shumë se në vende të tjera.
E njëjta gjë vlen edhe për produktet e fruta perimeve të prodhuara në vend ku fasulja, patatja apo të tjera produkte të kësaj kategorie shiten më shtrenjtë se në tregjet e tjera publike në kryeqytet.

"SHPERBLIMI" PER TREGTARET E BINDUR
Bashkia e Tiranës ka vënë në shërbim të tregtarëve, të cilët nuk kanë abuzuar me çmimet tendence që u vu re ditën e djeshme në tregun e Uzinës Dinamo dhe atë të Pazari i Ri, Tregun e vjeter të Tiranës prapa TOB për të tregtuar produktet e tyre. Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Edmond Panariti bëri të ditur sot se çmimet e aplikuara në këtë treg janë çmimet reale të përcaktuara nga kërkesë-oferta dhe jo çmimet abuzive që dikush tjetër ka vendosur t’i mbajë.
“Pa dyshim, ky është tregu i lirë, nëse duan të mbajnë këto çmime, le t’i mbajnë, por tregu i tyre nuk do të jetë treg i lirë, do të jetë treg “i ngrirë””, tha Panariti.
Sipas njoftimit zyrtar të bashkisë, çmimet e ofruara në tregun e hapur pas TOB janë ndjeshëm më të ulëta se në tre tregjet e tjera të kryeqytetit si tek Uzina Dinamo, Pazari i Ri apo tek Qyteti i Nxënësve.
(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron