Bashkia:Basha kryetar, Rama nuk e
lë të vendosë shtatoren e Rugovës

Bashkia:Basha kryetar, Rama nuk e<br />lë të vendosë shtatoren e Rugovës
Ndërsa u kanë mbetur edhe pak ditë në krye të Bashkisë së Tiranës, nënkryetarja Nevila Xhindi ka akuzuar kryeministrin Rama se po pengon Lulzim Bashën që të ushtrojë detyrën e tij.
 
Akuzën Xhindi e lidh me urdhrin që sipas saj është dhënë nga Rama për mos lejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova
 
“Propozimi i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha është refuzuar të merret në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak me urdhër të Edi Ramës, me pretendimin se i ka mbaruar mandati, por ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, në nenin 31 të tij, “për funksionimin e këshillit komunal ose bashkiak”, në pikën 1 të tij thekson se Këshilli Komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij, qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.” – u shpreh Xhindi.
 
Më tej ajo ka bërë thirrje për mbledhje të këshillit Bashkiak të Tiranës
 
Deklarata e plotë e nënkryetares së Bashkisë së Tiranës, Nevila Xhindi
Në një akt të turpshëm dhe të paprecedentë, kryeministri Edi Rama ka urdhëruar moslejimin e vendosjes në Tiranë të shtatores së presidentit Ibrahim Rugova. Shtatorja e Ibrahim Rugovës tashmë e përfunduar me kontributet vullnetare të qytetarëve të Tiranës, siç dhe kishte premtuar kryetari i Bashkisë Lulzim Basha do të vendosej në rrugën që mban emrin e tij përballë parkut Rinia.

Propozimi i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha është refuzuar të merret në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak me urdhër të Edi Ramës, me pretendimin se i ka mbaruar mandati, por ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, në nenin 31 të tij, “për funksionimin e këshillit komunal ose bashkiak”, në pikën 1 të tij thekson se Këshilli Komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij, qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.

Pra, refuzimi është thjesht dhe vetëm alibi, për të mos lejuar vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë. Tirana, kryeqendra e shqiptarëve e ka për krenari të lartësojë shtatoret e heronjve të kombit dhe arkitektëve të lirisë së saj. Krah shtatores së komandantit legjendar Adem Jashari, shtatorja e arkitektit të pavarësisë së Kosovës, presidentit të parë të saj Ibrahim Rugova i bën nder Tiranës dhe mbarë Shqipërisë, por mesa duket për Edi Ramën është më e rëndësishme të bllokojë kryebashkiakunBasha, se sa të nderojë, siç u takon personaliteteve të kombit shqiptar.

Për fat të keq, ky vendim absurd dhe i turpshëm është jo vetëm në vijim të bllokimeve politike por edhe shenjë mosvlerësimi ndaj figurës së Ibrahim Rugovës, në vazhdën e qëndrimeve shpërfillëse që Edi Rama ka mbajtur edhe më herët si për shembull në Kuvendin e Kosovës.

Bashkia e Tiranës u bën edhe njëherë thirrje këshilltarëve të majtë në detyrë të kryejnë detyrën e tyre qytetare dhe atdhetare, duke shpërfillur urdhrin politik të Edi Ramës dhe duke miratuar vendosjen e shtatores së presidentit Rugova dhe nderimin e këtij personaliteti të kombit shqiptar.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)