BASHKIA DURRES

Bashkia Durres bazuar ne Ligjin nr.8378 datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, Ligji nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, Udhëzimin e Ministrisë së Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit nr.7 datë 10.06.2008 “Mbi rregullat, kriteret, dokumentacionin dhe procedurat për përzgjedhjen e subjektit që do të kryejë administrimin e shërbimit të parkimit/ve me pagesë”, Vendimin e Këshillit Bashkiak Durrës nr. 202 date 24.02.2010 “Për miratimin e zonave të destinuara për parkim në qytetin e Durrësit në të cilat qëndrimi i mjeteve kushtëzohet nga pagesa e një shume që varet nga kohëzgjatja e qëndrimit”, Vendimi i Këshillit Bashkiak nr.208 datë 08.04.2010 “Për miratimin e zonave të destinuara për parkim në qytetin e Durrësit, kapacitetin e vendeve të parkimit për zonë, tarifat dhe kohëzgjatja e qëndrimit” , Vendimi i Këshillit Bashkiak nr.25 datë 24.11.2011 “Për miratimin e formës së bashkëpunimit me subjekte private (agjent tatimor) dhe kritereve bazë të përzgjedhjes së tyre për kryerjen e veprimtarisë së administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë” dhe Urdhërit të Kryetarit të Bashkisë nr. 21 datë 03.02.2012 “Për përzgjedhjen me konkurs të hapur për kryerjen e veprimtarisë së administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë” harton dokumentacionin e nevojshem për kandidatët që konkurrojnë në konkursin e hapur për përzgjedhjen e agjentit tatimor për kryerjen e shërbimit të parkimit me pagesë.

Dokumentacioni i kërkuar dhe kriteret e përzgjedhjes janë:
Ø Besueshmëria financiare dhe emri i mirë i subjektit konkurrues.
Ø Efektiviteti ekonomik dhe teknik i projektit të propozuar.
Në këtë kriter përfshihen, por pa u limituar, teknologjia e propozuar për administrimin e parkimit në rrugë me pagesë dhe aplikimin e tarifës, duke pasur parasysh kryesisht aspektet e mëposhtme si:
- zgjidhja teknologjike;
- efektiviteti i kostos dhe ai ekonomik;
- mënyra e funksionimit të parkimit;
- organizimi i shërbimit;
- aspekti mjedisor, si dhe harmonizimi me ambientin ekzistues;
- ekuilibri ekonomik i kërkesës, duke marrë në konsideratë një sërë kriteresh: si: përfitimi ekonomik, duke u mbështetur në tarifat e miratuara për shërbimin e parkimit, financimin që propozohet të kryhet nga aplikanti, të ardhurat e pritshme, si dhe kohëzgjatjen e shfrytëzimit të shërbimit mbi bazën e numrit të vendeve marra në administrim.
Ø Raporti shpjegues që vërteton përputhshmërinë e projektit të paraqitur me vendimet e këshillit vendor që përcakto jnë zonat e parkimit me pagesë në rrugë dhe tarifat, taksat për shërbimet, nivelin dhe kategoritë e tyre.
Ø Projekti i mbledhjes së tarifave, sigurisë dhe mbikëqyrjes.
Ø Planbiznesi i administrimit të këtij shërbimi.
Ø Oferta ekonomike, që përfshin vlerën e investimit, përqindjen e agjentit, planbiznesi, kohëzgjatja etj.
-Besueshmeria financiare dhe emri i mirë i subjektit konkurues.
-Efektiviteti ekonomik dhe teknik i projektit të propozuar.
-Raportit shpjegues që vërteton përputhshmerine e projektit të paraqitur me vendimet e keshillit bashkiak që përcaktojne zonat e parkimit me pagesë në rrugë dhe tarifat.
- Projekti i mbledhjes së tarifave, sigurisë dhe mbikqyrjes.
-Planbiznesi.
- Oferta ekonomike që përfshin vlerën e investimit, përqindjen e agjentit.

Lidhur me Besueshmerine financiare dhe emrin e mirë, subjekti konkurrues paraqet :
Ø Dokumentin e regjistrimit si person juridik (statut, akt-themelimi).
Ø Vërtetimin për pagesën e taksave qendrore dhe vendore.
Ø Konfirmimin bankar për gjendjen e likujditeteve.
Ø Vërtetim që subjekti nuk është në proces falimentimi apo likujdimi.
Ø Emri i mirë tregtar.
Lidhur me efektivitetin ekonomik dhe teknik të projektit të propozuar, subjekti konkurrues paraqet:
Ø Projekt-idenë e zgjidhjes teknologjike nga inxhinere të licensuar në këtë fushë.
Ø Studimin e fizibilitetit te projektit.


§ Të gjithë të interesuarit janë të lutur të tërheqin dokumentacionin e konkurrimit duke filluar nga data 05.03.2012 në Sektorin e Transportit në Drejtorinë e Shërbimeve pranë Bashkisë Durrës në adr. Lagjia Nr.3, Sheshi “Liria”, Durrës. Afati i fundit i dorëzimit të dokumentacionit është data 28.03.2012. Dorëzimi do të bëhet pranë Komisionit të Vlerësimit me datë 28.03.2012, ora 10.00 pranë Bashkisë Durrës në adresën e mësipërme. Për çdo hollësi e sqarime të mëtejshme kontaktoni me Njësinë e përgatitjes së dokumentacionit të konkursit prane Bashkisë Durres”.

§ Komisioni i vlerësimit brenda 30 ditëve nga dita e afatit të dorëzimit të dokumentacionit, shqyrton dokumentacionin dhe përgatit proces verbalin e vlerësimit të kandidatëve. Proces verbali i vlerësimit të kandidatëve i njoftohet të gjithë kandidatëve konkurrues të cilët kanë të drejtën e ankimimit brenda 10 ditëve nga njoftimi.

§ Me kalimin e këtij afati dhe shqyrtimin e ankimimeve, brenda 10 ditëve shpallet kandidati fitues.

§ Afati i veprimtarise të administrimit të shërbimit të parkimit me pagesë në rrugë, është 5 vjeçar me të drejtë rinovimi në rast se subjekti i ploteson të gjitha kriteret e parashikuara sipas ligjit dhe nuk ka qenë subjekt i mosshlyerjes së detyrimeve kontraktore apo financiare.

§ Zona e parkimit me pagesë është në Shëtitoren “Taulantia” Durrës (Zona A).

§ Tarifa për kohën e parkimit është 100 lekë në orë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Report Tv në Gjadër, ja pamjet brenda qendrës së emigrantëve! Detajet si do funksionojë