/ATSH/- Bashkia Fier përvec masave për parandalimin e përmbytjeve në zonën përgjatë lumit "Gjanicë" dhe gadishmërisë së plotë për përballimin e situatës që mund të krijohet gjatë ditës së vazhdim është solidarizuar edhe me kontribut financiar në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.
E gjithë administrata e Bashkisë Fier në shenjë solidarizimi ka kontribuar vullnetarisht dhe në bashkëpunim me supermarketin ETC janë duke grumbulluar pako ushqimore në ndihmë të familjeve të prekura nga përmbytjet.
Bashkia Fier u bën thirrje të gjithë bizneseve dhe individëve që kanë dëshirë të kontribuojnë, të përfshihen në këtë solidarizim vullnetar dhe transparent.
/Shqiptarja.com