HIMARE - Sot Bashkia e Himarës hap sezonin turistik dhe mesa duket çdo gjë është gati për pritur pushuesit që zgjedhin bregun e jugut për të kaluar pushimet. Por tashme prej disa ditësh turistët kanë nisur të frekuentojnë bregun e Himarës, si pushues ditor, kalimtarë dhe ata që qëndrojnë për fundjavë të cilët shijojnë jo vetëm plazhin, por edhe gatimet tradicionale.
Kreu i bashkisë së Himarës Jorgo Goro, është shprehur se plazhet për këtë sezon do të jenë të kompletuara, si nga pastrimi i tyre dhe do te ketë edhe policia për sigurinë e pushuesve.
Edhe fshatrat e Himarës janë përgatitur për të pritur pushues. Qendra e fshatit Kudhes është rikonceptuar totalisht, por, përveçse punës së bërë, bie në sy, një pamje”nostalgjie” ku në disa godina të vjetra të cilat ishin restauruar, janë ruajtur edhe parullat e kohës së diktaturës të cilat ishin fshirë nga koha.
Për këtë fakt kreu i bashkisë së Himarës, Goro u shpreh se ne duam që turistët të gjejnë dhe historinë e dikurshme, këto fshatra kanë historinë e tyre dhe ajo nuk ka pse të humbasë.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO