Bashkia e Kavajës miraton buxhetin,
një këshilltar i PR voton pro

Bashkia e Kavajës miraton buxhetin,<br />një këshilltar i PR voton pro
Duket se nuk e kanë pasur të vështirë të djathtët në Këshillin Bashkiak të Kavajës i cili sot miratoi buxhetin e vitit 2012. Pavarësisht se ishte menduar se vota e të djathtëve do ta rrëzonte buxhetin e kreut të Bashkisë Elvis Rroshi.

Ka ndodhur ajo që edhe vetë këshilltarët e djathtë, të cilët janë në maxhorancë, nuk e kanë pritur. Në fund të katër orëve debate dhe diskutime sesi do të ndahen paratë e qytetarëve të Kavajës, një nga këshilltarët e Partisë Republikane, e ka dhënë votën në favor të propozimeve që ka bërë kreu i bashkisë së kavajës. 12 këshilltarët e tjerë të djathtë kanë mbetur disi të habitur brenda në sallë kur pro buxhetit të bashkisë së kavajës janë ngritur 13 duar, ndërkohë ata kanë qëndruar në sallë duke parë skenën.

Ndërkohë që pas zgjedhjeve të 8 majit të vitit të kaluar, është e vërtetë që për herë të parë u zgjodh një kandidat që i përket të majtës, por, maxhorancën në këshillin bashkiak e kishte e djathta. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri

Niveli më i ulët historik, euro po këmbehet me 100.23 lekë, BSH: Bizneset duhet të përshtaten me normalitetin e ri