Bashkia e Korçës shpërndan  libra për të gjithë femijët e familjeve në nevojë që ndjekin mesimet në shkollën "Demokracia". Përfitues të librave dhuruar nga bashkia do të jenë të gjithë femijët pjesë e familjeve në nevojë që studiojnë në të gjitha shkollat e qytetit. Projekti i Bashkisë Korçë për të mbështetur këto familje duke dhuruar librat shkollorë zbatohet prej disa vitesh dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen për të ndihmuar të gjithë femijët të afrohen sa më pranë dijes dhe shkollës pa u ndjerë të përjashtuar apo të detyruar për ta braktisur atë. /ATSH/