Bashkia e Lushnjës derdh ujërat e zeza në tokë bujqësore, Braçe: Dëm kolosal në Divjakë, ose të marrë masa ose përballet shumë keq me ne

Deputeti socialist Erion Braçe ka denoncuar në rrjetin social Facebook, Bashkinë e Lushnjës. Ndërsa ka ndarë një video, Braçe shkruan se Bashkia e Lushnjës derdh ujërat e zeza bashkë me mbetjet e fabrikës së vajit në tokë bujqësore duke shkaktuar dëm kolosal në Divjakë.

Braçe shprehet se ndotja është katastrofike dhe se Bashkia e Lushnjës duhet të marrë masa menjëherë.

“Kam ardhur këtu në territor të bashkisë së Lushnjës. Ky është krim mjedisor; e konsumon bashkia Lushnjë me veprim e mosveprim, dëmi është kolosal në Divjakë dhe nuk reagojnë fare, po fare fare fare! Nuk pyesin-që mos them unë atë llafin që mendoj! Janë njoftuar prej bashkisë Divjakë një herë, dy herë, tre herë, me shkrim, me gojë, publikisht, por përsëri vijojnë të konsumojnë të njëjtin krim! kjo që po u tregoj është prova; buzë rrugës nga rotonda e grabianit-tre ura, kalon emisari i tërbufit, i cili vijon deri tek portat e kularit e pastaj në det; në këtë pikë ku ndodhem, emisari ushqehet nga një kanal horizontal (me autostradën), në të cilin bashkia Lushnjë derdh ujërat e zeza të fshatit Dushk, bashkë me mbetjet e fabrikës së vajit dhe një super kompleksi viçash për majmeri!

Ndotja është katastrofike! Krim mjedisor jo vetëm publik, por është i tmerrshëm! Tani, ky është fundi! me hir apo me pahir është fundi! Sis sot dhe mbaron kur këtu të mos derdhen më qelbësirllëqe. Ose bashkia e Lushnjës merr masa ose me ne do të përballet shumë keq”, shkruan Braçe.

 

 

SI.E./E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lushnjari: 02/06/2024 07:51

    O erjon po ujrat e zeza dhe mbeturinat industriale kane nji jete qe derdhen ne proin e lushnjes ti thua tani Lushnja ka nevoj per nje rrjet kanalizimi te ri sepse i vjetri se perballon dot Prandaj duhen miliona euro qe te investihen per kete pun Dhe leket bej nje propozim qe tua marrin politikaneve dhe te korruptuarve qe ka lushnja

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë

Finlanda heton dëmin shkaktuar kabllove nënujore elektrike me Estoninë