TIRANE - Bashkia e Tiranës u ka bërë thirrje dje të gjithë qytetarëve se do të prishte çdo ndërtim pa leje, prandaj ata mos të hedhin para kot. Bashkia e Tiranës ka vijuar dje me prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë. Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur një shtesë pa leje, në rrugën ”Vangjush Furxhi”, në njësinë bashkiake nr.10.
I pranishëm në prishjen e ndërtimeve pa leje, drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha dhe Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli kanë garantuar të gjithë qytetarët e Tiranës, se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet gjatë 24 orëve.
Një plan i detajuar masash po zbatohet në qytetin e Tiranës, për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje.
Drejtori i Inspektoriatit të Ndërtimit Florenc Hoxha u shpreh: “U bëjmë sërish thirrje qytetarëve, që të mos shpenzojnë para, për të ndërtuar pa leje, pasi çdo objekt i kundra-ligjshëm do të goditet nga ana jonë dhe do të zbatojmë ligjin, pothuajse në të gjithë objektet e ndërtuara” tha Hoxha.
Ndërsa Drejtori i Policisë Bashkiake, Vullnet Topalli theksoi, për çdo ndërtim pa lejë bashkia do të godasë pa hezitim.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 28.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com