Bashkia e Tiranës, asnjë
aktivitet për ndërrimin e viteve

Bashkia e Tiranës, asnjë <br />aktivitet për ndërrimin e viteve
TIRANE- Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë vit qytetarët e Tiranës nuk do të kenë mundësi të ndjekin asnjë aktivitet të organizuar nga bashkia, me rastin e ndërrimit të viteve.

Ndryshe nga tradita e viteve të kaluara, ku me datë 31 dhjetor, duke pritur datën 1 janar, në sheshin kryesor të Tiranës është zhvilluar gjithmonë një koncert i madh festiv, ku qindra qytetarë mblidhen së bashku për të pritur ndërrimin e viteve, këtë herë nuk do të ketë asgjë të organizuar.

 Mësohet se e vetmja nismë që ka marrë përsipër këtë fundviti bashkia e Tiranës është hedhja e fishekzjarreve në momentin e ndërrimit të viteve.

Të paktën kjo është ajo që na u konfirmua dje në mbrëmje, ndërkohë që gjatë viteve të kaluara, kalendari festiv i bashkisë së Tiranës, është bërë publik për mediat disa ditë më parë. Me sa duket bashkia e Tiranës është mjaftuar vetëm me dritat që ka vënë në bulevard, duke mos treguar kështu kujdes për jetën artistike që do të gjallëronte ndërrimin e viteve në kryeqytetin e shqiptarëve. /sg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron

Zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet me dron