Bashkia e Tiranës
179 bursa gjimnazistëve

Bashkia e Tiranës<br />179 bursa gjimnazistëve
TIRANE-Nga 207 bursa që i janë dhënë bashkisë së Tiranës për të mbështetur nxënësit e arsimit parauniversitar që strehohen në konviktet e shkollave të mesme të Tiranës, ajo ka shpallur 171 fitues. Kjo pasi komisioni ekonomik i ngritur në çdo shkollë ka konstatuar se të tjerët nuk plotësojnë kriteret, duke bërë që 36 bursa ende të jenë të papërdorshme.

Ndërsa sa i përket bursave të studentëve që bashkisë së Tiranës i janë lënë në dispozicion, ajo ka shpallur vetëm 8 fitues, duke lënë të papërdorura për momentin 17 të tjera. Gjithashtu janë të paplotësuara edhe 14 bursa për arsimin e lartë pika 8, që janë bursa që i jepen Bashkisë së Tiranës për kategorinë e shtresave në nevojë si: Invalidë, para dhe tetraplegjikë, etj.

Mësohet se emrat e nxënësve që nuk janë miratuar për bursa ose gjysmëbursa, nuk i plotësonin kriteret e shpaluara nga Vendimi i posaçëm i Këshillit të Ministrave. Ndërkohë që sipas vendimit të këshillit të Ministrave bursa e plotë për nxënësit e arsimit paraunivesitar varion nga lloji i shkollës nga 6.400-6.900 lekë dhe po ashtu edhe bursa për studentët varion nga 8.900-9.400 lekë.

Mjafton që ata të përmbushin kriterin ekonomik, i cili bazohet në të ardhurat minimale për frymë të anëtarëve të familjes, për ata që jetojnë në qytet. Kështu për një familje me 2 persona të ardhurat për frymë duhet të jenë deri 4.600 lekë për të përfituar gjysëmbursë, dhe nën 3.200 lekë për të fituar bursë të plotë Ndërsa nxënësit dhe studentët nga fshati përfitojnë bursë, kur familja përfiton ndihmë ekonomike.

PERFITUESIT
Përfituesit, janë nxënës nga rrethet, por që jetojnë në konviktin e Gjuhëve të Huaja, shkollës së mesme Ekonomike dhe Elektrike, Liceut Artistik, etj.
Kriteret e përfitimit të bursës janë të ndara në disa kategori specifike, ku përfshihen pagesat që jepen sipas gjendjes ekonomike, jashtë kushtit ekonomik për disa fëmijë, prindërit e të cilëve kanë humbur jetën në krye apo për shkak të detyrës, sipas rezultateve të arritura dhe degëve prioritare të ekonomisë.

Bursa sipas kriterit ekonomik kanë përfituar nxënësit që vazhdojnë studimet larg vendbanimit të tyre në largësinë mbi 5 km dhe plotësojnë kriterin ekonomik; nxënësit që banojnë në fshat, të cilët nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km, e që vendosen në konvikt publik, nxënësit që kanë përfituar statusin e jetimit dhe që plotësojnë kriterin ekonomik, etj.

E gjithë lista, e detajuar me të ardhurat familjare për çdo nxënës do të paraqitet në mbledhjen e datës 28 dhjetor për të marrë votat e këshilltarëve, në mënyrë që të fillojë edhe marrja e pagesës nga ana e tyre.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër

Nuk miratohet rritja e pagave për Kushtetuesen, Xhafaj del nga ‘rreshti’, voton kundër