Bashkia e Tiranës:
Bashkëpunim me Uashingtonin

Bashkia e Tiranës:<br />Bashkëpunim me Uashingtonin
Me mbylljen e vizitës në SHBA të kreut të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, bashkia e Tiranës ka nxjerrë në një deklaratë për shtyp detajet dhe arsyet e vizitës. Bashkia deklaron se është arritur të vendoset një linjë bashkëpunimi me Bashkinë e Uashingtonit.

NJOFTIMI PER SHTYP I BASHKISE SE TIRANES
Për herë të parë, Bashkia e Tiranës ka vendosur një bashkëpunim konkret jo vetëm me Bashkinë e Uashingtonit por edhe me qeverinë e SHBA. Vizita e kyetarit të Bashkisë së Tiranës Luzim Basha ne SHBA është mbyllur me një takim me komunitetin shqiptar në New York, takimi i parë i tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës. Zoti Basha ka shprehur mirënjohjen për kontributin që Diaspora shqiptare dhe miqtë e Shqipërisë në SHBA kanë dhënë për çështjen kombëtare. Një kontribut të rëndësishëm, sipas zotit basha, po japin dhe sot për zhvilimin ekonomik të Shqipërisë , Kosovës e të gjitha trojeve ku jetojnë shqiptarët. Kryebashkiaku theksoi se në të gjitha takimet që ka zhvilluar që nga Departamenti i Shtetit ai i Tregtise, Kongresi Amerikan, institucione financiare si “OPIC” (Korporata e Investimeve Private Amerikane) dhe Exim Bank, Instituti Kombëtar Demokratik, Instituti Ndërkombëtar Republikan, Qendra për Studime të Avancuara të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins”, Fondacioni “Heritage” me biznesmenë te njohur amerikan dhe shqiptaro –amerikanë, me Bashkinë e Uashingtonit etj, ka gjetur një mbështetje të projekteve të Bashkisë së Tiranës të cilat kanë si synim zhvillimin ekonomik, përmirësimin e cilësisë së jetës dhe punësimin.
“Tirana si qyteti më i madh i shqiptarëve duhet dhe do të ketë një bashkëpunim të frytshëm dhe të vazhdueshëm me SHBA, me kryeqytetin e amerikanëve dhe më të gjithë faktorët e rëndësishëm në këtë vend. Shumë prej sfidave që e presin Tiranën, shumë prej përpjekjeve që duhet të bëjmë, kanë gjetur mirëkuptim dhe mbështetje e çka është më e rëndësishmja, disa prej tyre, që kanë nevojë për më shumë se “mirëkuptim” dhe mbështetje, pra që kanë nevojë për fonde e kanë rrugën e hapur, që nëpërmjet institucioneve financiare amerikane, nëpërmjet korporatave amerikane, nëpërmjet biznesit amerikan, nëpërmjet biznesit shqiptaro-amerikan, ne të fillojmë të vëmë në jetë axhendën tonë për një Tiranë moderne europiane, për një Tiranë të shekullit të 21-të, pra kam të gjithë arsyet që të kthehem tek bashkëqytetarët e mi të Tiranës dhe t’u them se kjo ka qenë një kohë e shpenzuar mirë, se dritaret e mundësive për bashkëpunim me Amerikën janë të hapura plotësisht”, tha Basha.
Kryebashkiaku bëri të ditur se Tirana do jetë qyteti më miqësor për investitorët amerikanë, për institucionet financiare amerikane dhe shqiptaro-amerikanët, sikundër mirëpret kontributin e Diasporës shqiptare për ta bërë kryeqendrën e shqiptarëve një qytet të zhvilluar.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha zhvilloi një takim edhe me drejtues të Federatës Pan-shqiptare Vatra. Zoti Basha u njoh me përgatitjet që po bën për kremtimin më 28 prill të 100 vjetorit të krijimit të saj. Roli dhe kontributi i Vatres, tha zoti Basha, ka qënë i pazëvëndësueshëm për çështjen shqiptare në çdo ditë të 100 vjetëve të krijimit të saj. Ky 100 vjetor i cili përkon edhe me 100 vjetorin e Pavarësisë është moment i rëndësishëm për të vlerësuar kontributin e të gjitha veprave të Federatës Pan Shqiptare Vatra por edhe miqve e partnerëve amerikanë të cilët iu ndodhen pranë Shqipërisë në kohë të vështira. Zoti Basha i ka garantuar anëtarët e Vatrës dhe gjithë Diasporën shqiptare në SHBA se Bashkia e Tiranës do të jetë gjithmonë e hapur për ta. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Himara zgjedhje më 4 gusht, rrëzohet kërkesa e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt

Himara zgjedhje më 4 gusht, rrëzohet kërkesa e Belerit për anulimin e dekretit të Begajt