Bashkia e Tiranës mekanizëm për të
raportuar e luftuar dhunën në familje
Një mekanizëm për referimin e rasteve të dhunës në familje në 24 njësitë administrative të Tiranës, pritet të ngrihet nga Bashkia e kryeqytetit për të luftuar fenomenin e grave e fëmijëve të dhunuar.
TIRANE - Një mekanizëm për referimin e rasteve të dhunës në familje në 24 njësitë administrative të Tiranës, pritet të ngrihet nga Bashkia e kryeqytetit për të luftuar fenomenin e grave e fëmijëve të dhunuar.
Në bashkëpunim me organizatat që veprojnë në fushën e mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe në mënyrë të veçantë atyre të grave, pritet që ky mekanizëm jo vetëm të ndihmojë viktimat e dhunës, por edhe të parandalojë çdo rast të mundshëm.
Në një takim të kërkuar nga Aleancës së Grave Këshilltare të Këshillit Bashkiak, nënkryetari i Bashkisë Andi Seferi kërkoi që nismat e marra në luftën ndaj këtij fenomeni të mos ngelen në kuadrin e sensibilizimit, por të shndërrohen në një punë të drejtpërdrejtë dhe të prekshme në 24 njësitë administrative të Tiranës.
“
Duhet të asistohet e të bëhet më e prekshme nga të gjithë në këto zona. Vetëm në këtë mënyrë do të bëjmë të mundur sensibilizimin e qytetarëve për të përdorur mjetet dhe shërbimet e këtij mekanizmi, por edhe të realizojmë korrigjimin e të gjitha dukurive të dhunës”, shtoi Seferi.
Bashkia e Tiranës tashmë ka përcaktuar rrjetin e funksionimit të mekanizmit përmes personave të kontaktit për çdo njësi, me qëllim përfshirjen e tyre në rrjetin e Ekipit Teknik Ndërdisiplinar, i cili do të ketë një shtrirje në mënyrë kapilare në të gjithë territorin e Bashkisë dhe funksionimi i tij do të jetë shumë shpejt konform të gjitha parametrave dhe detyrimeve ligjore.
Ndërkohë, që koordinimi ndërmjet aktorëve të këtij rrjeti të jetë efektiv dhe menaxhimi i rasteve të dhunës ndaj grave të jetë i suksesshëm, nga ana e Bashkisë së Tiranës për vitin 2016 janë vendosur disa objektiva përfshi: referimi online i rasteve të paraqitura në polici nga koordinatori pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë; bashkëpunimi dhe zgjerimi i ETN-së me një rrjet sa më të gjerë të Organizatave që adresojnë dhe trajtojnë rastet e dhunës; trajnime për përfaqësuesit e 24 njësive administrative; si dhe ngritja e qendrave ditore për rastet e emergjencës, ose sigurimi i apartamenteve te cilat do të shërbejnë si “strehëza” për viktimat e dhunës në familje.
Redaksia Online
(Gre.M/Sjqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 3879
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Betimi i Trump, rekord donacionesh! Kompanitë ‘shtyhen’ kush të paguajë më shumë
15 Janar, 13:33
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Gjetjet e misionit ODIHR: Me rëndësi kritike vëzhgimi i periudhës para elektorale e përdorimi i fondeve shtetëtore
15 Janar, 13:26
-
Vrasja në Vlorë-Fier, Softa: E njëjta skemë me vrasje të tjera! E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS
15 Janar, 13:24
-
Vila qeveritare në Velipojë do rikonceptohet si strukturë elitare hoteliere, hapet konkursi
15 Janar, 13:23
-
Biblioteka Kombëtare, ekspozitë kushtuar Koliqit në 50-vjetorin e ndarjes nga jeta
15 Janar, 13:05
-
Vlorë/ Iu gjet kokainë dhe municion luftarak në banesë, arrestohet 30-vjeçari
15 Janar, 13:04
-
Kupa, Veselinoviç i Partizanit: Kam 14 lojtarë, do plotësohemi nga akademia
15 Janar, 12:59
-
Veton Surroi: Si të jetohet në vitin G-Zero
15 Janar, 12:59
-
Tiranë/ U kapën me kokainë në automjet gati për shitje, arrestohen dy persona! 35-vjeçari kishte thyer masën e arrestit shtëpiak (EMRAT)
15 Janar, 12:51
-
Dëshmia e bujshme e ish-oficerit: Unë ja dhashë Mehmet Shehut pistoletën ‘Makarov’, që vrau veten
15 Janar, 12:46
-
26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi
15 Janar, 12:40
-
Laçi dhe Bylisi në çerekfinale, Tirana jashtë! Sot gjashtë ndeshje në Kupën e Shqipërisë
15 Janar, 12:20