TIRANË - Bashkia Tiranë reagon ndaj deklaratës së ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj gjatë takimit sot  me komunitetin rom te Rruga e Kavajës në Tiranë.

"Veliaj u shfaq sot si ministër i ri me mendësi të vjetra. Ai e nisi detyrën duke mos njohur asnjë përgjegjësi që në fakt i njeh ligji", thuhet në fillim të deklaratës.

Më tej, në deklaratë thuhet se "Veliaj e di se përgjegjësia morale për situatën është e shefit të tij, zotit Rama, i cili i dha lejen e ndërtimit Delijorgjit".

Bashkia e Tiranës e ka akuzuar Veliajn edhe për "paaftësi dhe papërgjegjshmëri, por servilizëm ndaj shefit të tij", bazuar tek deklarata e sotme.

DEKLARATA E ERION VELIAJT:
Pas pese javesh injorimi te plote, sot e nisem diten e pare te punes me viziten ne komunitetin rom, te rruga e Kavajes. Do te bejme çmos qe ata te zhvendosen ne nje vend te pershtatshem per jetese, ne afersi te qendres se Tiranes, te marrin kontroll mjekesor dhe femijet te regjistrohen ne shkolle.

ERION VELIAJ
Ministri i Mirëqenies Sociale, Erion Veliaj sot me romët.


Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)