Bashkia e Tiranës vendos
të rregullojë rrugët e amortizuara

Bashkia e Tiranës vendos<br />të rregullojë rrugët e amortizuara
Bashkia e Tiranës do të nisë punën për rehabilitimin e rrugëve, të cilat janë të armotizuara. Aktualisht ka përfunduar identifikimi i të gjitha segmenteve rrugore që paraqesin problem. Lajmi u bë i ditur sot, nga drejtori i Përgjithshëm i Planifikimit dhe Menaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës, Taulant Zeneli.

Sipas Zenelit deri tani ndërhyrja ka qënë e pamundur për shkak të kushteve jo të përshtatshme atmosferike por përmirësimi i tyre do të mundësojë ndërhyrjen për rehabilitimin e tyre.

Tjetër problem shqetësues mbetet dhe vjedhja e kapakëve të pusetave mungesa e të cilave shpeshherë bëhet shkak për aksidente të ndryshme. Zeneli u ka bërë apel qytetarëve të njoftojnë kur konstatojnë mungesën e këtyre kapakëve si dhe të denoncojnë personat të cilët i marrin ato. ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar

Media spanjolle ‘Actualidad Viajes’: Bregdeti shqiptar, vendet më të mira për t’u vizituar