TIRANË- Bashkia e Tiranës ka denoncuar në polici kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha me akuzën se ka dhunuar recepsionisten e konviktit nr4 te "Qytet Studenti" për të xhiruar "klipin e radhës".
Sipas Bashkisë, Basha me 4 shoqërues të tij janë futur me dhunë në konvikt dhe kanë dhunuar recepsionisten, teksa theksoi se kryedemokrati është futur në ambientet e brenshme pa u pajisur me një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina.
"Pasditen e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, së bashku me 4 shoqërues të tij, jo studentë, të pajisur me kamera për shoë-n e radhës, ka hyrë me dhunë në mjediset e brendshme të Godinës Nr. 4 në Qytetin Studenti. Bashkia e Tiranës dënon dhunën e ushtruar ndaj recepsionistes së Godinës nr. 4 në Qytetin Studenti nga qytetari Basha dhe tabori i tij i figurantëve, që prej disa ditësh kanë nisur të xhirojnë klipe nëpër Tiranë, si këngëtarë tallavaje, dhe dëshiron të informojë qytetarët se ka nisur menjëherë procedurat për denoncimin e tij para organeve ligjzbatuese si dhunues.
Bashkia e Tiranës sqaron se në mjediset e godinave të Qytetit Studenti mund të hyhet vetëm duke marrë një leje paraprake pranë Drejtorisë së Konvikteve, procedurë e cila ndiqet rigorozisht edhe nga familjarët e studentëve që banojnë në ato godina. Lulzim Basha nuk ka kërkuar dhe nuk ka marrë leje për të hyrë në Godinën nr.4.
Ndërkaq, Godina nr.4 është një nga ndërtesat e cila do të rikonstruktohet sipas projektit të kancelares gjermane Angela Merkel, i cili po zbatohet nga KFË-ja. Kjo e fundit ka ndihmuar edhe në rikonstruksionin e godinave të studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë, tashmë të përfunduara, e ndërkohë po vijon punën për rikonstruksionin e 4 godinave të tjera në Qytetin Studenti. Në total, Bashkia e Tiranës ka rikonstruktuar 22 konvikte për studentët që studiojnë në Tiranë. Nisur nga kjo, duam t’i drejtojmë disa pyetje aktorit Lulzim Basha: Sa konvikte keni rikonstruktuar apo ndërtuar, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Sa shkolla keni rikonstruktuar apo ndërtuar, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë së Tiranës? Sa karta studenti keni dhënë për studentët e Tiranës, në 4 vjet si kryetar i Bashkisë?
Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë: Zero! Zero! Zero! Sepse Lulzim Basha jo vetëm që nuk ndërtoi e as rikonstruktoi ndonjë konvikt për studentët, por sot drejton partinë që zaptoi 3 konvikte për 30 vjet. Lulzim Basha, në sytë e qytetarëve të Tiranës si ish kryetar i Bashkisë është një zero, i cili nuk do të bëhet kurrë Kryeministër me një CV të mbushur me zero në çdo punë të dhuruar nga partia, që po e shkatërron përditë. CV-në e mbushur me zero nuk do mund t’ia pastrojnë as videot e xhiruara nëpër Tiranë me figurantë të marrë borxh nga Forumi Rinor i PD-së", shkruan Bashkia.
E menjëhershme ka qenë reagimi i Partisë Demokratike. Teksa kanë publikuar një moment nga videoja, Basha mohon të ketë ushtruar dhunë ndaj recepsionistes, ndryshe nga çfarë pretendon Bashkia.
"Atëherë kur mendon se ka prekur limitet e qesharakes Erion Veliaj befason serish. Ketë herë, përtej fasadës që përcjell në videot dhe fotot e propagandës se tij, ndihet i frikësuar nga vizita qe kryetari i PD i bën disa të rinjve në dhomën e tyre në konvikt. Atë që s’e ka bere dot Ramiz Alia në grahmat e komunizmit në qytetin Studenti, mundohet ta realizoje pinjolli i rilindjes në krye të bashkisë moniste. Në asnjë vend të botës së lirë kryetari i opozitës nuk pengohet të vizitojë një ambient publik apo të takojë studente. Kjo mund të ndodhe në Korenë e Veriut. Ose në Tiranën e Erion Velisë, ku thjesht një vizite i tremb për vdekje se mos çjerr fasadën qe përcjell propaganda. Edi Rama, Erion Veliaj dhe gjithë të tjerët të jenë të sigurt se Lulzim Basha do të vijojë të takojë qytetarë çdo ditë. Askush nuk mund ta ndaloje misionin e opozitës. Të tregoje të vërtetën që propaganda e stisur dhe e blere shtrenjte nga oligarkët e qeverise përpiqet t’u servirë shqiptareve", shkruan PD-ja.
Bashkia e Tiranës denoncoi pasditen e sotme dhunën që kreu demokrat bashkë me katër shoqërues kanë ushtruar ndaj një prej punonjësve që kishte dezhurnin në godinën nr. 4 në Qytetin Studenti duke hyrë me forcë për të xhiruar një klip.
Kjo çështje tashmë ka përfunduar në prokurori ku ka nisur hetimi për dhunë. Sipas procesverbalit të mbajtur nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, publikuar nga Bashkia, kreu demokrat Lulzim Basha sot pasdite rreth orës 18:45 min tek recepsioni ka hyrë me forcë në katin e 2 dhoma 217.
“Sot mbasdite kam qenë e planizuar turni dytë dhe e kam filluar në orën 15,00 deri 23:00 dhe rreth orës 18:45 min tek recepsioni kam vënë re një student fillimisht që po qëndronte aty i cili quhet Xhesian Shazimani , i cili fle në katin e 2 dhoma 217. Ky student ka qëndruar aty rreth 5 min ka dalë jashtë godine dhe më pas ka hyrë ai me liderin e opozites Lulzim Basha dhe me disa persona të tjerë gjithsej rreth 6 apo 8 veta kanë hyrë pa më pyetur mua megjithëse unë ia kam kërkuar të ndalojnë pasi nuk lejohet me rregullore dhe ata me shtynë me forcë pasi ishin shumë persona. Unë u mundova t'i ndaloj, por ata vazhduan lart në katin e dytë tek dhoma 217, dhe unë i ndoqa nga pas dhe kur arrita tek dhoma në fjalë, personat u ulën në dhomë brenda dhe dy prej tyre nxorën kamerat dhe të asaj dhome ishin studentë të cilët e kishin përgatitur ambientin , kishin vendosur karriget gati për të bërë filmim ndoshta intervistë. Kam marrë në telefon në nr. 112 të policisë, më pas kam njoftuar me tel admistratorin e godinës”, thuhet në dëshminë që ka dhënë në prokurori punonjësja e dhunuar nga kreu demokrat së bashku me të rinjtë që e shoqëronin.
Ok. Ca vepre ka kryer sipas jush?
Përgjigju