Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”

Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”

Të dielën më 20 qershor 2021, në orën 10.00, Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Greqisë në Shqipëri, organizojnë për herë të parë në Tiranë “TIRANATHLON”, një aktivitet të rëndësishëm të tregarëshit, i cili do të respektojë të gjitha standartet ndërkombëtare.

Tregarëshi do të zhvillohet në ambientet krejtësisht të reja të “Parkut Helen”, në Liqenin e Farkës në periferi të Tiranës, ambiente që do të përurohen  dy ditë më përpara, më 18 qershor.

“Parku Helen” është një variant i ri zgjedhjeje që do t’u ofrojë shlodhje, argëtim, kulturë dhe aktivitete sportive banorëve të Tiranës.

Është  një Park tematik që dallohet për anën estetike, i cili përmban dy pole kryesore: atë kulturor dhe atë sportiv.

“TIRANATHLON” përmban gara noti 750 metra, garë çiklistike 20 klm dhe ecje sportive 5 klm për burra dhe gra. Qëllimi është që të sanksionohet si një trigarësh i rëndësishëm ndërkombëtar, tei i cili do të fokusohet për vit interesimi botëror i botës sportive në kryeqytetin shqiptar.

Shumë atletë të rëndësishëm nga vende të ndryshme kanë deklaruar tashmë pjesëmarrjen e tyre në “TIRANATHLON”.

Do të ketë pjesëmarrje nga Gjermania, Italia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Austria dhe natyrisht  nga Shqipëria dhe Greqia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës

Donald J. Trump: Një rrugëtim i pazakontë drejt presidencës